Poezi nga Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani
 
 
Njerëz të heshtur
 
Netëve, nuk rreshtin ujërat .
Ditët, po ulërimë .
Ky qiell, i kish ruajtur ujërat,
t’i derdhte, të gjitha, në një ditë .
 
Netëve, rrjedhat s’pushojnë .
Dita, është bërë njësh me natën .
Njëzet e katër orë, në njëzet e katër orë,
lumenjë u mufatën .
 
Ç’ të shkruash për grinë e qiellit,
për ujërat, që tokën mbuluan,
për djersën e ballit mbi tokë,
që në moment, u shua ?!
 
Qiej, të nxirë përqark .
Ujëra, të trëmbura mbi fushë .
Njerëz, të heshtur të tërë,
të mbledhur, si dora, në grusht .
 
 
 
Prandaj
 
Jashtë, ka mbetur edhe pak vjeshtë .
Pak të ngrohtë, ka dita akoma .
Kjo stinë është ca tekanjoze,
si llastimet, e vajzave tona .
 
Ti mund të lindje dhe në stinë tjetër,
po ti i doje flokët si vjeshtë .
Për sytë e tu , u shkundën gjithë ullinjtë
e kjo , s’mund të ndodh, në stinë tjetër .
 
Si mund të ecje, kaq zhdërvjellët,
siç tundet fleta përmbi degë,
siç tunden degët ndër drurë ,
e kjo mund të ndodh, vetëm në vjeshtë .
 
Ty, të duhej, gjithëçka kish vjeshta
edhe urtësitë dhe furtunat e saj .
E për t’i patur këto të gjitha,
ti rende fundvjeshtës, prandaj.
 
 
 
Të mbetura peng
 
Çahen qiejtë, në nxitimin e ardhjes së një dite,
në gëzimin e një shprese, që veten kërkon,
në tundimin e një ëndërre, që gjithëmonë e lëmë për gjysëm
e të çoroditur, i trokasim ditës, më fort .
 
Nga qiejtë e çarë del dita,
ndër ankthe dëshirash, për liri,
ndër komplikacione mendimesh,
të mbetura peng, i një diçkaje, të pa arrirë .
 
Mëngjesi, i shkrehur prej natës,
larguar prej errësimit,
si çlirim prej atakesh,
si tapet ku shkelet qëllimi,
 
i mori në rrugë të tërë,
të punë e të pa punë .
I nxori ndër trotuarë ,
aty, ku vjeshta shkund drurë .
 
Jashtë, ka drurë të shkundur
dhe mendime të mbetura peng,
si gjethet e pa rëna, akoma,
që vjeshta, i mban nëpër degë .
 
 
 
Pritjet tona
 
Po errësohet, përmbi det
dhe dita është në orët e fundit .
Dhe vjeshta është, në fundin e saj,
po ne akoma, pritjet, s’na kanë mundur .
 
Mbi breg, dëgjohen vetëm valë,
që vijnë, prej fundit të detit,
që urtësohen aty pranë,
në gjiret, që ka hapur bregu .
 
Po bie mbrëmje mbi valë,
përmbi hapësirë pa kufi,
përmbi të gjitha të mundëshmet
dhe mbi të gjitha, pamundësitë .
 
Pritjet tona, të dehura nga vjeshta,
ecin, pa i parë rrugët, këtë natë,
pa i prekur brigjet e heshtura,
pa i prekur ditës, fundin e saj .
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s