MES HYJNORES DHE JETIKES / Nga: Rami KAMBERI

MES HYJNORES DHE JETIKES

 

Nga: Rami KAMBERI

Nëse për momentin të humb inspirimi për poezi, nuk ka humbur sensi për krijimtari,nëse ke humbur betejën nga moskujdesja, nuk do të thotë se ke humbur luftën,nëse një mik/e ka shkuar, nuk do të thotë se nuk vjen tjetri/a,
nëse dashuria të ka ikur nga duart, mos u mërzit se do e gjesh përsëri,
nuk do të thotë se nëse ke mbetur pa bukë për darkë, do të ngelësh i uritur,
nëse për një moment të është ndalur fryma, nuk do të thotë se ke vdekur.

Është ky mendim që buron nga një shpirt jete që e pagëzuan Dijana e, moti që e jeton e pagëzoi poete, sa për të na thënë se të gjithë poetët marrin flakë prej jetës, ngjyrave të motit, që na e stolisin kohën që e jetojmë, por ka edhe poetë që janë vetë prushi i zjarrit, si poetesha në fjalë, që flakëron me kohën për të dalë përtej mendimit e përtej shikimit poetik, duke u lindur nga vetë ndjenja si prush i ndezur nga xixat e strallëve, si:

• urtësi,
• dije dhe,
• dhunti.

Xixa të strallëve, që marrin flakën e ndjenjës, për një flakë drite, që të ndrit mes jetës, ku si njerëz dimë ta qepim:

• të bukurën,
• të shëmtuarën,
• dhimbjen,
• lumturinë etj.

për të lartësuar një monument që e vjedhin sytë, për t’i ngacmuar ndjenjat e secilit që nuk e do jetën si një jetë që lind e vdes, por si një jetë të pavdekshme që u mbetet përjetësive, duke mbetur kohë e, jo kohë, që matet me fillim e mbarim, ashtu siç i emërtojmë, si:

• mileniume,
• shekuj,
• decenie,
• vite,
• muaj,
• javë e,
• ditë etj.

Kjo që u lartëshkrua ishte një pamje e një mendimi dhe një ndjenje, që e para flet me artin e të menduarit, kurse e dyta na shfaqet me ndjenjën e një shpirti poetik.

 

Dijana Toska

Them kështu, sa për t’u ndërlidhur me poezinë e poetes Dijana Toska, e cila me librin “Rruazat e jetës“, dëshmon se poezia e saj nuk është thjeshtë një poezi që formon një libër me poezi, por një poezi që formon një monument që lartëson ndjenjën dashuri, për t’i vënë themele shpirtit të përjetësisë si poezi jete, që s’do as fillim e as mbarim, për të dëshmuar se vetë poetja është vetë dashuria, që ka kohë që gatuan me embrionin e jetës së saj vargun e shpirtit poetik, që e gjeti tek drita e zjarrit dalë nga xixat e strallëve, ku gatuhen jetët që e rrethojnë.
Dhe, jo vetëm libri si një poezi jete, por edhe poezia si një libër jete, na e konkretizon atë që duam ta gjejmë mes vargjeve të poezisë që ka një gjeografi sa jeta e kohës, që dimë ta perceptojmë si detyrim jetik e në veçanti, kur ecim nga poezia në poezi dhe, si një burim jete na del edhe mendimi i poetes se si do ta donte të dukej e veshur poezia, si përjetim apo shteg për t’u përjetuar dhe ndjerë si vetë ndjenja që e ngacmon dhe e trazon shpirtin e zjarrit të ndjenjës poezi.
Po, ja si na e portretizojnë jetën, vargjet e poezisë “Rruazat e jetës”:

“I radhit anë një perishane të larme
edhe ca margaritarë në mes rruazash i vura
kalova gishtërinjtë nëpër gurët e quajtur jetë
fillova të lutem duke i numëruar kujtimet dhe dështimet,
ëndrrat dhe premtimet.”

pra, brenda ndjenjës dhe jetës, zjarrin e dalë nga xixat e strallëve të shpirtit, si një hije që nuk e duron ardhjen si jetë, thjeshtë thënë si lindje e vdekje, por si një e palindur, për një përjetësi jetike që e shikon përtej kohës vetëm ndjenja e poetes, e cila më tej me një mozaik hyjnor e ndërlidh me tërë dinamikën e jetës njerëzores, udhëtim filozofik:

• jetë,
• vdekje,
• përjetësi.

Duke e ngacmuar deri në palcë vargun, që lidhet me njerëzit me të cilët jeton poetesha, si qenie fizike, e si hyjnore me ndjenjën e shpirtit i vështron, thua se ata janë vete jeta, pa të cilët nuk do të jetësohej as edhe poezia e saj dhe, me një ndjenjë jetike na e përshkruan dëshirën e saj për dashurinë që e ruan si kujtesë mu si në shpirtin e saj jetik, siç na e pikturon në kujtesën, që arsyeton lindje të një poezie, si:
“Katër qershori, disa minuta sapo kishin kaluar nga dymbëdhjeta e natës. Dita ime e lindjes unë e shprisha dekadën e pesëdhjetë. Derisa të tjerët qajnë për kalimin e viteve të tyre, unë nuk iu frikohem viteve. Përkundrazi, kam çfarë të flas kur të shkoj në atë botë. Atje kam me i rrëfye të gjitha ëndrrat e mia, të gjitha shqetësimet, zhgënjimet, ditët e bukura e të këqija. Eh, ëndërrimtare e përjetshme, kjo jam unë. Tërë jetën e lume kam qenë ëndërrimtare. Urime të pafundta për ditëlindje nga miq e familjarë. Por, jo edhe urimi nga ti. Dhe unë po i kthehem ëndrrave dhe po shkruaj ca vargje për to. Për vitet e mia, për secilin veç e veç. Po i kujtoj të gjitha si një film i cili të le mbresa të thella. Det i thellë kjo jeta ime. Ëndrrat e mia nuk njohin moshë, vijnë papritur dhe ma zënë natën peng. E unë ashtu, vazhdoj akoma të ëndërroj, vite me rrallë. Ngandonjëherë ndodh që në ëndrrat e mia të përpëliten imazhe të thyera, njerëz të ndryshëm, vende të panjohura. Jeta ime histori e përrallave të njëmijë e një netëve. Vite sa të duash, e secila nga ato, histori në vete, të bukura, të shëmtuara, të lehta dhe shumë më shumë ishin të rënda. Por ama, vitet e mia janë, është jeta ime, çfarëdo qoftë ajo. I mbaj në një vend të sigurt. Ashtu me kujdes të renditura në gjerdan, bash si ato perlat e gjetura në fund të oqeanit, e kohë pas kohe, ndër dhëmbë e mbaj perin e rruazave. Ndonjëherë dua ta këpus, shpeshherë kam frikë mos e humb qëndrueshmërinë e vet. Për mua secila rruazë është ndjenjë e veçantë. Të veçanta si jeta ime.
Po ti?!? – Ku mbete ti me urimin tënd për shëndet e dashuri pa fund?!? Nejse, derisa e shkruaj unë këtë poezi, vjen edhe urimi nga ty. E di se vjen, nëse jo nga dashuria, vjen nga mirësjellja që ke për njerëzit që i njeh, në atë apo në këtë mënyrë.”
Pra, duke krahasuar poezi dhe mendim mbi poezinë sipas ndjenjës së poetes, na del vetë natyra e jetës poezi dhe e jetës kujtesë jete, që na detyrojnë që edhe më tej ta trazojmë poezinë e poetes Dijana Toska dhe atë:

• si fuqi e vargut,
• si ndjenjë e vargut dhe,
• si ngjyrë e vargut.

Kuptohet, duke e shikuar poezinë si lindje jetike e poetes, e cila na e dikton sesi duhet të ndjehet poezia, që nuk do as lindje e as vdekje, por të jetë vetë përjetësia poetike e poezisë, që, shikuar nga ana e njeriut, si qenie fizike, duket thjeshtë një jetë e stolisur sipas shijes dhe fatit, por, poqë se e shikojmë si vetë poetja, na duket si një akt hyjnor, që mbetet mes përjetësive hyjnore, që pikturohen vetëm për ata që udhëtojnë përtej asaj, që i themi lindje e vdekje.
Ndaj, jam i mendimit, se: pasi tël exohen dhjetëra e dhjetëra poezi, në kujtesë të mbetet imazhi jetëdhënës dhe, e gjithë hapësira që vjen nga ndjenja bashkë me një rrugë jete, që vërtet është si xixa strallësh, që ndezin zjarre për të mbetur ndjenjë e përjetësisë kohë, që nuk do të numërohet sipas asaj që e numëron jeta në kuptim jetik, por nga përjetësia si ndjenjë hyjnore.
Së fundmi, nuk më mbetet më shumë për të thënë, në cilësi të një vështrimi mbi një poezi si kjo e poetes Dijana Toska, ngase vetë poezia është më shumë se një poezi, që kalon tej natyrës jetë, për të mbetur përjetësi pa kohë, mu ashtu si e ndjenë poetesha Dijana Toska.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s