Ndërron jetë Historiani dhe autori i disa librave studimore Rasim Bebo / Nga: Vullnet Mato

Ndërron jetë Historiani dhe autori i disa librave studimore Rasim Bebo

Sot më 12 dhjetor 2017, ndërroi jetë, në moshën 91 vjeçare Historiani i shquar RASIM BEBO, autor i botimeve historike:“Dodona”, “ZEUSI”, “ARTIKUJ DHE NGJARJE- 2 PJESË”, “ SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS”, “HISTORI ME SHKRONJA GJAKU”,”AMERIKA ME RRËNJË SHQIPTARE”, romani autentik “SHALA E KALIT TË JETËS” si dhe i disa dhjetëra artikujve historiko-problematik në organet e shtypit dhe në website të internetit. Me një jetë tepër aktive, luftëtar trim në Batalionin “Çamëria”, tankist i shkathët, oficer i paepur i ushtrisë popullore, mësues i devotshëm në disa shkolla të vendit, dhe aktivist shoqëror i palodhur në SHBA, ku emigroi dy dekadat e fundit, ai iu kushtua tërësisht atdheut dhe Çamërisë martire. Me përgatitjen e tij intelektuale, studime te larta për histori- gjeografi dhe gjuhë gjermane, jeta dhe vepra e tij madhështore, bëri që ai të pushtojë shpirtin patriotik të gjithë atdhedashësve në të dy kontinentet ku jetoi. Presidenti i Republikës e ka dekoruar me urdhrin “Për merita të larta patriotike”, Komuna e Markatit në rrethin e Sarandës e ka shpallur “Qytetar Nderi” dhe i janë bërë vlerësime të tjera nga shoqatat patriotike në Amerikë e Shqipëri.
Qoftë i paharruar kujtimi i tij, si bashkëshort shembullor, si baba i shtrenjtë, për katër djemtë e vet, njerëz të nderuar të punës, gjysh i dashur për shumë nipër e mbesa, si dhe mik i shtrenjtë për të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë lexuar veprat e tij.

 

Vullnet Mato – shkrimtar, Tiranë 12 dhjetor 2017.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s