Poezi nga Sevëme Fetiqi

Poezi nga Sevëme Fetiqi

 

EMRI YT NE HI

Cilin nga ne
nuk e djegu zjarri i dashurisë

cili nga ne nuk u dashurua fare

verbërisht
shurdhërisht
çmendurisht

kujt zemra nuk iu djegë
me njëmijë flakë malli

vetëm disave
aty hiri si kujtim
iu mbeti

cuditërisht
duke u ringjallur
mbi atë hi
prap shkruan
emrin DASHURI

 

UNË DHE UNË

Një unë i qetë
në mua gjen prehje
një unë tjetër
më le pagjum.

 

“vargje çasti dhe malli”

Gjithë isha ajo që e deshta jetën
Edhe qeshjen edhe kurthat e saj
Pse e ngrita kokën dhe iu lëshova
krenarive të tepërta nuk e di
E dija se në mes nesh do të qëndrojnë
Bjeshkët e pakaluara
Harrimin do ta thurrin merimangat e kohës
Lotin do ta thajë erë e pamëshirshme e asaj
“larg syve larg zemrës”

Por nuk e dija
Edhe në mendime qoftë
e pafuqishme, e ligështuar, pa fjalë,
E rraskapitur, e lodhur
Shumë ama shumë e vogël
Para teje përherë do të ndjehem.

 

DEHJE

Vera e kuqe
Të sillet nëpër damarë
Asnje fjalë s´mbet në zemër
Gjuha flet si e marrë

Ti nuk po pi
nga Gota
Ajo (Gota) po të pi ty
nga Bota.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s