Fragmente poetike nga Leonora Lokaj

Fragmente poetike nga Leonora Lokaj

 

(fragment)

Mbi kreshta dallgësh hëna gjinjtë shtrydh
Në ujëvara shpresash ylberi etjen shuan
Në lakuriqësinë e kësaj vjeshte të sëmur
Më mall sysh m’i shkruajnë ëndrrat
Me zjarr Olimpi m’ djegin agoninë e vetmisë

…se nuk duan të thyhet asht i ëndrrës sime!

 

(fragment)

Dhembshëm ndiej
Agut të kërrusur si i vriten ëndrrat
Para fatit të marrë
Drejtësia si gjunjëzohet

E ulur në strehën e një pikëçuditjeje
Marrëzisë i buzëqesh..!

 

(fragment)

Pyesin rrudhat
Vizatuar në ballë motesh
Sa dashuri këmbëzbathur
Nga pritja u thumbuan
Pse buzë e prushtë e hënës pa puth mbet
Sa fluturat ikën nga gjinjshprese
Në sqep korbi u vetëvranë
Sa fateëndrrash mbeten në mëshirë t’erës.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s