Shtëpia Botuese ” Skandërbeg Books” : Pesë qoshet ( Roman) – Mario Vargas Llosa – Kur një gazetare kurajoze mund ta shpëtojë një vend nga diktatura… dhe mbetjet e saj” / Botuesja: Flutura Açka

Kur një gazetare kurajoze mund ta shpëtojë një vend nga diktatura… dhe mbetjet e saj

“Pesë qoshet”
romani më i ri nga nobelisti i vitit 2010, Mario Vargas Llosa
nën përkthimin e Erjon Karabolli
nga Skandërbeg Books

Lexojeni me urimin të na zgjohen edhe ne vajza që jetojnë te Brryli, Selvija, Rrapi treshit, Brraka, Vorri Bomit, Xhomlliku, Përroi i Palpoçes, etj, që të na e ndryshojnë faqen Atdheut…

 

Botuesja: Flutura Açka

Lexoni “Pesë qoshet” që të gjeni Shqipërinë tuaj sot!

“Enrike Kardenas, një biznesmen i njohur dhe mjaft i fuqishëm peruan, një ditë gjendet i shantazhuar në zyrën e tij nga gazetari Rolando Garro, kryeredaktori i një tabloidi, në duart e të cilit kanë rënë fotot e një nate orgjie të biznesmenit, publikimi i të cilave do ta shkatërronte atë, familjen e tij dhe reputacionin e tij. I vendosur të mos bjerë në kurthin e këtij kërcënimi, ai refuzon të bashkëpunojë me gazetarin gjobëvënës dhe një ditë i gjen të botuara fotot e tij përçude. Por, pas këtij akti tronditës, do të jetë vetë gazetari viktima e gjithë këtij trazimi publik. Por, paralelisht me këtë linjë të romanit, Marisa dhe Çapela, zonjat e dy miqve të ngushtë, biznesmenit dhe avokatit të tij, të cilët po përpiqen të dalin nga baltosja publike, nisin një marëdhënie lesbike dashurore, në fundin e së cilës do të bëhet pjesë si i tretë edhe vetë biznesmeni ynë. Mario Vargas Llosa, na fut në atmosferën e Limës gjatë kohës së regjimit autoritar të presidentit Alberto Fuxhimori, me të cilin edhe ai vetë u përball në zgjedhjet për president në vitin 1990, dhe humbi, si dhe të aktivitetit korruptiv, kriminal, shantazhues të shtetit që Fuxhimori ngriti. “Pesë qoshet” nuk është vetëm një toponim i një zone të Limës, por edhe metafora e përplasjes së madhe që solli me vete sundimi i kaosit dhe krimit në pushtet. Lëvrues edhe më herët i këtij zhanri të kohës, i cilësuar si rrëfim i moralitetit politik, Llosa, fitues i Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2010, sjell një histori të re politike dhe erotike të Perusë së tij të trazuar.”

 

Fotot: Kopertina e “Pesë qoshet” dhe zona e “Pesë qosheve” ku vërtitet romani dhe ku jeton vajza që ia ndryshoi rrjedhën e historisë Perusë së këtij libri të Mario Vargas Llosa

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s