Fragmente nga libri “Lamtumira e Mjellmës” i autores Eglantina Mandija

Fragmente nga libri “Lamtumira e Mjellmës” i autores Eglantina Mandija

Shota kishte qenë përherë një majë e lartë. Një mal me ballin në re, si Ҫiçavica mbi tokën e begatë pa anë e pa fund, të butë e të dashur, gjithë burime ujërash, e rrëkerash gjaku, si fusha e Kosovës. Nuk kisha qenë ndonjëherë në Kosovë, por me Shotën e kisha përshkuar skaj më skaj atë. Nuk dihej si kishte zënë rrënjë aq thellë në jetën time Shote Galica. Ndoshta sepse ne u rritëm në odën kosovare, në shtëpinë e Hanës, ku morëm mësimet e jetës me dëshmitarë të gjallë. Ndoshta sepse vetë Hana këndonte me një mall të largët, të largët që pikonte në zemrat tona të njoma.

“..Se shqiptari dy gëzime ka

Një kur le e një në luftë me ra,

Se me gjak vaditet trimnia,

Se nga gjaku vjen liria”

Rrëfenjat e Hanës ngjyrosnin ditët e fëminisë sime. Shote Galica, duke bartur Azemin e plagosur në shpellë. Azemi i anuar  në brinjë mbi kalë shtrëngonte nofullat nga dhimbja. Nusja që çan nëpër natën e marsit me erë të fortë, me borë e fërfëllizë. Azemi i duhej Kosovës. Erërat e dimrit sjellinme vete të ftohtët  e bjeshkëve të larta të Pejës. Azemi qendron mbi kalë e shtrëngon brezin, që të lehtësojë dhimbjen e plagës në brinjë. E midis tyre një amanet. Midis tyre një betim. Kurrë të mos e marrë vesh armiku se nuk jeton Azemi! Kurrë të mos e dijë varrin e Azem Galicës!

f.70

Një lapidar në Fushë-Krujë dhe një varr në thellësi të shpellës së Përçevës në Kosovë. Dy jetë të ndara e të bashkuara njëkohësisht ndër dejet e tokës së lashtë.

  1. 108

Portreti i mësueses më pati munduar një kohë të gjatë. Ai nuk erdhi ashtu krejt rastësisht. Isha frymëzuar nga mësuesja ime e fillores Afërdita A., mësuesja më e dashur, mësuesja ime e shtrënjtë, që më nxiti të hyj në arkiva, e të takohem me mësueset e tjera të para, ishte një minierë thesaresh të pazbuluara shpirtrash të ndritur njerëzorë. i gjeta ato mësuese, vajza të reja, të druajtura,  veshur me fustane me jaka të bardha, tepër të thjeshta e tepër serioze. S’mund të përfytyrohej ndryshe mësuesja e fillimit të shekullit pa atë thjeshtësi, ndershmëri e fisnikëri, pa atë rreptësi ëndërrimtarësh puritanë. Në vështrimet, në mënyrën si flisnin, si e ruanin përherë njomësinë rinore dhe naivitetin gati fëmijëror, si të Afërditës. I karakterizonte po ai idealizëm për të mirën, për të bukurën dhe dashuria gati në fanatizëm për profesionin e adhuruar të pishtarëve të dritës.

  1. 113

“Kur isha e vogël si ju, të dashur fëmijë, dashuria për vendin më ridhte në strofa. I këndoja Shqipërisë së Naimit:

“Ku dita është tjetër ditë, e nata tjetër natë”,

e zemra më rrihte plot lumturi, se Shqipëria për mua  qe vjershë, qe melodi. Pak më e rritur, Shqipëria qe për mua flamuri, flamuri ynë i bukur kuqezi. Dita e flamurit ishte një ditë e shënuar dhe unë e shtrëngoja fort në duar. Oh, sa më dhimbnin, po ç’kishte më të shtrënjtë? Të mbaje drejt flamurin qe mburrje, qe krenari”

…”Shqipëria është trimëria, besa, burrëria, gjaku i të parëve që na rrjedh në deje. Shqipëria fillon nga Gjiri i Artës e deri thellë në Kosovë, në djepin e shqiptarizmës”

  1. 116

Vjeshtë. Sa shumë po zgjaste vjeshta e vitit 1944 në Prishtinë. Më duket sikur fletët e pemëve kishin një vit që binin pa pushim mbi kolonat e esesëve me mortaja e me mitraloza, mbi tanke dhe mbi autoblinda. Qytet i blinduar. Më vinte çudi me tregtarët që shisnin mbi tezga bukë të ngrohta, gështenja të pjekura e fshesarët pastronin kalldrëmet nga mbeturinat, ndërsa në kinemanë e qytetit luhej filmi “Gjarprinjtë e Laokontit”

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s