Shtëpia Botuese “ADA” ripublikon librin” Një mik i vogël” të autores Bukurije Bushati

Shtëpia Botuese “ADA” ripublikon librin” Një mik i vogël” të autores Bukurije Bushati

 

Bukurije Bushati është në vendlindje këtë fundviti, e unë kam kënaqësinë të publikoj botimin më të fundit të shtëpisë botuese “ADA” që është një ribotim i librit të kësaj autoreje.

Titulli i librit: Një mik i vogël
Autor: Bukurije Bushati

Redaktor: Demir Gjergji
Pikturat: Kosta Raka
Kopertina: Endrit Çel

Botimi i pare, 2013
Ribotim i dytë, 2017
Botues: Roland Lushi

Formati: 14 X 20

ISBN: 978-9928-244-62-8

 

Roland Lushi

Botimet ADA
Shtëpia Botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, dhjetor 2017

DASHURIA PËR QENIN, DASHURI PËR NJERIUN

Qeni befason të gjitha moshat, nga fëmija deri tek plaku. Marrëdhënia midis qenit dhe njeriut, ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e shkencëtareve. Të gjitha studimet vërtetojnë se, është vetë njeriu ai që ndikon shumë në sjelljet dhe reagimet e qenit.
Këtë fakt e vërtetojmë edhe ne vetë në jetën e përditshme me qenin tonë Herkules. Me 26.03.2013 ai mbushi 3 vjeç dhe këto vite me të, na kanë mësuar shumë gjëra të reja. Më pëlqen ta përshkruaj qenin tim si një individualist! Shpesh është kokëfortë dhe shumë herë e ve në provë durimin dhe mirëkuptimin tonë. Bota e ndjenjave e tij është si ajo e qenve në përgjithësi: shumë komplekse. Ndjenjat e tij janë të pavarura, por njëkohësisht është shumë i ndjeshëm për mjedisin ku jeton. Të kesh një qen, si shok, do të thotë të mbash përgjegjësi për të, por është edhe një ndjenjë e mrekullueshme, e cila ta pasuron jetën dhe ta mbush atë me plot ngrohtësi e kënaqësi. Prej më se 14 000 vitesh, qeni është një shoqërues besnik i njeriut. Me kalimin e viteve është shtuar edhe numri i qenve, kështu dhe mjedisi i tyre natyral është transformuar. Përveç kësaj, qeni nuk është vetëm një kafshë-rojë besnike apo ndjekëse gjahu, por një kafshë e shoqërimit si dhe një partner social për njeriun.
Më kujtohet takimi im i pare me një qen. Isha e vogël, ai më dukej shumë i madh, por dhe shumë i bukur me peliçen e tij të bardh e të përzier me ngjyrë kafe. E kishte emrin Lesi dhe ishte qeni i nënës që jetonte në Shkodër. Lesi e kishte instinktin shumë të fortë ndaj pjesëtarëve te familjes. Sa herë që babi vinte nga Durrësi ne Shkodër, Lesi e priste tek stacioni i trenit dhe e shoqëronte në shtëpi. Sjellja e Lesit tonë, më kujton historinë e Haçikos, një qeni nga Japonia, i cili e priste të zotin çdo dite tek treni, kur ky vinte nga puna. Edhe pse i zoti vdiq, qeni priste në të njëjtin orar ditë për ditë kthimin e atit…!
Sot qentë luajnë një rol kryesor në shoqërim tonë. Qeni përdoret edhe si shoqërues për të verbrit, është polic dogane dhe ndihmon për të zbuluar shumë krime, përdoret në ushtri dhe shumë të moshuar nuk i le që t’i kaplojë vetmia. Qeni, ky shok i ëmbël kërkon argëtim dhe miqësi, ndërsa njeriu duhet ta përjetojë qenin të qetë dhe gjithmonë nën kontroll.

 

Bukurije Bushati

Fatkeqësisht në Shqipëri shumë qentë sorollaten rrugëve të braktisur, janë agresiv dhe paraqesin një rrezik për njeriun
Para dy viteve, tek shëtisja nëpër Durrës, vështrova disa fëmijë që i gjuanin me gurë një qeni. Më erdhi shumë keq. Qeni nuk ju vërsul, por u larguar me veshët e ulur dhe i frikësuar. Në atë çast mendova qenin tonë Herkules. Po sikur t’i qëllonte atij dikush me gurë…jo kjo ishte krejt e paimagjinueshme dhe shumë e dhimbshme për mua. Është njësoj si t’i gjuash me gurë në rrugë një fëmije të pashoqëruar nga prindërit.
Jam shumë e bindur, që për këta qen duhet të ketë një zgjidhje të përshtatshme. Në radhë të parë duhet të marrë masat e duhura qeveria, duke aktivizuar veterinerët. Të bëhen vaksinat kundër tërbimit dhe kryhen sterilizime, kështu që numri i tyre nuk shtohet dhe fëmijëve t’u mësohet që edhe kafsha ka ndjena dhe meriton respekt.
Qeni nuk komunikon me gojë, por me mimikën dhe veprime. Në se trenohet mire dhe jeton me njerëzve që e duan, ai bëhet miku më besnik i tyre. Jam e sigurt se çdo fëmijë, çdo familje do të kishte dëshirën të kishte pranë një mik që nuk e tradhton kurrë. Dhe ky mik është qeni.
Me rastin e trevjetorit të lindjes, me dashuri për Herkules, botohet vëllimi i tij i parë, ku lexuesi njihet me Herkules, me familje dhe miqtë e tij dhe mëson shumë rreth aventurave të tij. Në vëllimin e dytë, Herkules shkon për vizitë në Shqipëri, tek familjarët e mami Elës, duke njohur atje qen të tjerë, duke jetuar për disa kohë me problemet e tyre, duke iu shtuar aventurat.
Uroj që aventurat e Herkules dhe shokëve të tij t’iua shtojnë sa më shumë kënaqësinë për mbajtjen e një shoku të vogël mes jush.

GIZELA BUSHATI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s