Të rinj të lirë në demokraci (Gjimnazi “Sami Frashëri” feston 55-vjetorin e vet) / Nga: Bardhyl Selimi

Të rinj të lirë në demokraci

(Gjimnazi “Sami Frashëri” feston 55-vjetorin e vet)

Më 14 dhjetor 2017 në Universitetin e Arteve nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit “Sami Frashëri” të Tiranës festuan 55- vjetorin e themelimit. Unë bëj pjesë në maturantët e parë të këtij gjimnazi. Prandaj e pranova me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në gëzimin e tyre.

Përveç përshëndetjeve të rastit, u dha një koncert artistik mjaft i larmishëm. E ndoqa atë nga njëra prej lozhave, në shoqërinë e disa nxënësve. U ndjeva sërish i ri! Aq më tepër tek sodisja fytyrat e tyre te qeshura, të çiltra, si vetë mosha. Mbi të gjitha, ndjeja një ngazëllim të madh për faktin që brezat e këtyre 27 vjetëve në demokraci janë rritur e kanë studiuar në liri, jo vetëm kombëtare si ne dikur, por edhe individuale. Pa mbishtresa ideologjike, pa urdhëresa partiake, pa dhunë psikologjike. Të lirë për të shijuar muzikën e vendit dhe të huaj, për t’u njohur me letërsinë më të mirë botërore, për të lëvizur lirisht nëpër botë.

Ata nuk janë të detyruar të kryejnë stërvitje ushtarake, të shkojnë në aksione një dhe dy mujore pa pagesë, edhe të dielave shpesh herë, të grumbullohen në sheshe për të dëgjuar fjalimet e udhëheqësve komunistë, apo të anëtarësohen ne organizatat e dekretuara të regjimit.

Takova në sallon disa syresh, djem dhe vajza. U mrekullova kur më thanë se ndjekin studimet e larta për matematikë të aplikuar, arkitekturë, informatikë, në një kohë kur po bëhej masive ndjekja e fakulteteve të letrave (psikologjike, sociale, juridike etj).

 

Gjimnazi “Sami Frashëri” – më thosh një ditë drejtoresha znj Teuta Dobi, ka dalë i pari në shumë sondazhe të bëra për nivelin e dijeve të nxënësve.

Jam krenar edhe unë si ish nxënës i tij!

Bardhyl Selimi, 14 dhjetor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s