Kalendari poetik: Aleksandër Galiç (1918-1977) / Përgatiti materialin: Makim Rakipaj

Aleksandër GALIÇ

Kalendari poetik: Aleksandër Galiç (1918-1977)

Sot më 15 dhjetor mbushen 40 vjet nga vdekja e poetit, dramaturgut dhe muzikantit Aleksandër Galiç, emri i vërtetë i të cilit është Aleksandër Aronoviç Ginzburg. Studioi në institutin Gorkij për letërsi dhe më pas për teatër. Nga fundi i viteve ’50 filloi të kompozonte këngë që i këndonte vetë duke i rënë kitarrës. Në sajë të magnetofonëve, u bë i njohur në të gjithë vendin. I shkoi ters kur provoi të vinte në skenë një dramë të vetën. Drama u ndalua për gabime të rënda ideologjike dhe shtrembërim të luftës. Kjo shënoi fatin e autorit. Kritikat e tij ndaj regjimit komunist nuk lejoheshin nga lart. Në vitin 1971 e përjashtuan nga Lidhja e Shkrimtarëve Sovjetikë, një vit më vonë edhe nga Lidhja e Kineastëve. Në vitin 1974 u detyrua të largohej nga vendi. Jetoi ndonjë vit në Norvegji, më pas në Gjermani ku bashkëpunonte me organizata antisovjetike. U vendos përfundimisht në Paris. Më datën 15 dhjetor 1977 u gjet i vdekur nga një shkarkim elektrik në shtëpinë e tij. U fol për një aksident. U hapën zëra se kishte vrarë veten. Por shumica mendonte se e vranë ata që e patën shtërnguar të braktiste vendin. Në këtë poezi shkruan sa mall e sa dëshirë kishte të kthehej…por nuk mundi.

KUR TË KTHEHEM…
(Когда я вернусь…)

Kur të kthehem…
Mos qesh, kur të kthehem thashë,
Kur të kthehem, tokën do të ledhatoj, megjithë borën e shkurtit,
Përgjatë shtegut të ngushtë, drejt izbës së ngrohtë,
Dhe, duke hovur nga gëzimi, drejt thirrjes tënde prej zogu do të vi.

Kur të kthehem,
Oh, kur të kthehem!…
Kur të kthehem…

Dëgjo, dëgjo, mos qesh,
Dhe prej stacionit, pasi të mbaroj me doganën shpejt e shpejt,
Dhe prej stacionit, do të turrem në të errëtin, të kotin,
qytet kukullash, që më mundoi dhe më mallkoi.

Kur të kthehem.
Oh, kur të kthehem!…
Kur të kthehem,
Në të vetmen shtëpi do të shkoj,
Ku qielli me kubenë e kaltër s’krahasohet,
Dhe kundërmimi i temjanit, si erë e bukës së shtëpisë,
Do të më tronditë dhe zemrën do të ma shqyejë.

Kur të kthehem,
Oh, kur të kthehem!…
Kur të kthehem,
Bilbilët edhe në shkurt do të këndojnë,
Atë të vjetrën, të lashtën, të harruarën këngë.

Dhe gjunjët do të më priten e do të bie,
Nga fitorja ime i goditur
Dhe koka në një stol do të më përplaset,
në gjunjët e tu!
Kur të kthehem.
Po kur?!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s