Kalendari poetik: Rafael Alberti (1902-1999) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Rafael ALBERTI

Kalendari poetik: Rafael Alberti (1902-1999)

Sot më 16 dhjetor është data e lindjes së poetit spanjoll Rafael Alberti (1902-1999). Këtë shqipërim përzgjodha për sot:

SHKULËN NJË PEMË

Një pemë e shkulën.
Ende sot
era, dielli, zogjtë
me dashamirësi e ledhatonin.
E re qe, e lumtur, e shkëlqyer, trupdrejtë,
me prirje të qartë drejt qiellit
madje më tej, drejt yjeve.

Sonte, si foshnjë
e përzënë nga djepi,
këmbkat e njoma coptuar,
me krye në dhé, e trishtë shtrihet,
rrjepur nga gjethet
dhe me lotë ende të blertë, vajton.

Sonte do të dal, kur askush
të mos më shohë, kur fare vetëm të jem,
t’ia mbyll sytë dhe t’i këndoj
atë këngë që çdo mëngjez
era i pëshpëriste.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s