Poezi nga Ndue Marku

Poezi nga Ndue Marku

 

NDAJ I URREJ PEMËT…

Të gjallët dehur janë,.
Ndaj me fishekzjarre e plumba qiellin shpojnë,
Kanë festë të mjerët,
Ndaj gota thyejnë,
Një qiri për be,të vdekurve s’ua ndezin…!

Të gjallët e turmes kanë festë,kanë festë…!
Është pikërishtë… festa e injorancave verbuese…,
Festa e dogmave të ndryshkura…!

Të gjallët e turmes janë dehur,janë dehur…
Të mëdhenjë e të vegjël grisin helmeten e qiellit,
…Më thirrje të mprehta,
Më thirrje të mprehta lyer me helm,
Ndaj të vdekurit e heshtur nën dhe’ s’bëzajnë,
Edhe se të gjallet e dehur një qiri s’ua ndezin..!

Gjethe…
Gjethe të përbaltura
Kanë mbushur dhenë ferr më ferr këti katundi.. muzgërues..!

Gjethet e lindura në pranverë…
Më një fjalë,zemëruese,po vdesin edhe këtë vjeshtë…!

Të gjallet janë dehur,
Dehur janë të gjallët e turmes…
Sa s’më vjenë të qajë ndërsa i shoh:
Përbaltur,rrëzuar duke uleritur,trullosur…
Kanë festë të mjeret…,
Festa e injorancave intriguese,
Festa e dogmave verbuese..Festë..!

Se si më duken…
Se si më duken…pemët,
Ashtu,si njerëz të ligj…,
Ndaj i urrej pemët e zhveshura…në
Muzg..!

NË DRITAT E SYVE

Prap ta dua bukurinë tënde
E brishta ime qe shkon e heshtur,
Prap ti dua sytë e venitur,floket kaçurela,
Prap ti dua buzet e shkrumbuara që s’fasin
Bashkë me gjurmët që ju fal ti,udhëve…!

…E leckosura e..jetes sime bastarde…,
E internuara ime prej gjithçkaje,
Duar-dridhur e këmbëpërbaltur shkrihesh:
Si akullishte nën horizontin e pistë..

…Lehtas ta prek fustanin e hollë brenda çarçafit të ëndrrave,
Ti flet përqartë dhe veten tënde ëmbël puth…
Befas më kthehesh dritesore mallimi
Me djersë tështitje mbuluar…!

Oh,sa fort shikimin ma keqtrajton…
Pellgjeve të asnjanësisë…
Thellë..mbytur, pa meshirë ndjenjat mi sakaton:
Më unazën tënde tretur galaksive mbuluar mistere..!

…Në dritat e syve të kuptova se si ti u bëre:
Pushtueseja pirate e shpirtit tim prej loti…
Ndonëse sonte ëndërrat,ti..besoj
s’dua…!

 

NJË GRUA BREDH NË ËNDRRËN TIME
(Motiv nga mergimi)

Një grua gjysëm-nudo bredh në ëndrrën time,
Bredh…përmes trishtimit të parruar,
Bredh…e mbytet në oqeanin e lotëve
Ushqim i shijshëm i pikëllimit bëhet.

Një grua brenda ëndrrës sime tretet
Një grua e largët,
Një grua e panjohur,
Një grua me të thinjur lyer,
Një grua e vetëkërrusur,
Një grua e veshur me rrudha,
Një grua e mbeshtjellë me natë,
Një grua më kërkon mua..!

Rend…rend..skaj më skaj shtigjeve,këmbëzbathur
Gjinjështeruar,buzëplasur…
Dhe ëndrra është më e gjatë së nata polare,
Ndaj ajo ndez dhe shuan çakmakun e kërkimit,
Ndez dhe shuan çakmakun e harrimit…
Rrëzohet ngatërruar
Ngërthyer me shallin e zi të erresirës…

Ngrihet…
Sytë duke tretur në fundskëtërrë,
…Poshtë…shumë poshtë në greminë
Një grua gjen kufomën time të konsumuar…
Mbi lakun e krahut palos një nga një…
Brinjet e mia të djerësitura,
Kafkën,në krahun tjetër mban shtrënguar…

Rend…!
Rend një grua me skeletin tim përqafuar,
Një grua prej loti sajuar…
Një grua statujë e bronxët harruar…
Rend përtej kthimit të pakthyer,
Rend përtej shekujve të paardhur
Rend brenda primitivizmit modern…

Një grua bredh në ëndrrën time,gjysem-nudo,
Një grua me skeletin tim përqafuar,
Një grua me lotin e të dashurës sime në sy,
Një grua me një dhimbje sa bota në shpirt,
Një grua me një nishan pikëllimi në ballë
Sa po më ngjan
Me të dashurën time të harruar..!

 

Advertisements

One thought on “Poezi nga Ndue Marku

  1. Ndue Marku është një poet nga mè të veçantë për faktin e asaj që a reality I poezisè së tij është në mendjen e tij ndërsa konsideratè nje jetë ndryshe .
    Kjo është cilësi poetike çfarë e bë atë veçmas të çuditshëm e krejt të dallueshem.
    I uroj muzè se se tij mbarësi!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s