Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Zërat tanë

Zeri im aty tek pragu yt ka mbetur, patjetër ,
Edhe trishtimi , këmbëkryq ulur mbi tavolinë.
I nisa varkat bosh, në zarf asnjë letër
Prej letre ishin varkat, por ndoshta arrijnë…

Zëri yt këtu tek pragu im ka mbetur si jehonë
Edhe trishtimi, këmbëkryq ulur mbi tavolinë
U nisën notat pentagrameve të brishta lehonë
Lehon ishin edhe notat e harkut në violinë

Zërat tanë largohen bashkë me retë si gjëmim
Tej në fund zhduken , si dy shpend shtegëtarë
Harrojnë që bashkë të dy janë një gjëmim
Harrojnë që të veçuar janë krahë vrarë

Zërat tanë stuhia i merr e s’dinë për ku largohen
Në ç’pemë do të pushojnë, a strehë të ngroht’
Nga dimrat e acartë vetëm pakez të mbrohen
E të frymojnë pa zë , nëse nuk flasin dot …

 

Të parët tanë

Qanin me lot si lisat pa zë
Flisnin rrallë, urtë edhe pak
Nuk kërcisnin kur u digjej shpirti
E nuk bënin flakë të madhe
E as mburreshin si shkarpë.

 

Nën shi

Ka çelur lulebajamet sot ky shpirti im
Mimozat e verdha tundin degët nën shi
Ky dimër i gjatë u rrokullis si me përtim
Gjelbërimit ia la vendin , si me magji.

Edhe në parajsë do ta mbaja emrin Femër
Trishtimin do ta merrja pas vetes si manar
Kam filluar tani ta kem më shumë për zemër
Çdo pikë të kripur loti që në sy më është thar’.

Me pëllëmbë mata brengën që mbaj me vete
Deri tek Ti vendi im rrëshqita e malluar
Ajo është e gjerë , e thellë sa dy dete
Po mua për ta matur, më dolën dy duar.

 

MOS

Mos ma gërmo atë plagë,
M’u desh një shekull për ta kuruar,
S’jam më ajo flutura krahëbrishtë,
Që shkëlqimin të la në duar…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s