Poezi nga Zhuljeta Grabocka Çina

Poezi nga Zhuljeta Grabocka Çina

 

Copy paste

Lëkura ime e mëndafshtë
U end në ujërat nëntë muajshe mitrake.
Në ditën e tetë të majit…
Puthi diellin e mëngjesit që pjalmonte lulet,
Si bleta mbretëreshë mbi degët e pemëve!

Mbi lëkurën time të mëndafshtë
kanë mbetur gjurmët e gishtave të tu i dashur.
Edhe të puthjeve nëpër rrjedhën e viteve…
Një mbi një…
Edhe të shumfishuara
Copy paste
Nga riputhja e ujërave të qeta të liqenit
Tek përcjellin rrjedhën e lumit
Në zulmën e dallgëve të oqeanit
Mbështjellë në kuti
me lëkurën time të puthjeve!

 

Puthjet e mia

Puthjet e mia janë petale malli
Shtruar aty ku shkelin hapat e bijve
Me lulet e hershme që enden pranverave.

Puthjet e mia janë fjalët e zogjve
Në tingujt cicëronjës të mëngjezeve
Aty ku shkunden degët e pafletë të dimrave.

Puthjet e mia janë lujtjet e shpirtit
Që çelin sytë e shohin përtej territ të ditëve
Aty ku vetëm hapat e zemrës sime prekin hyjnoren!

 

Malli i dashurisë së parë

Pa e kuptuar dalëngadalë vjeshtohen vitet.
Të fundmit ditë numëron dhjetori i bardhë…

Në stuhi ulërrijnë kujtimet,
nëpër ngricë e acar
dëborërat mbështjellin mallin
mallin e dashurisë së parë…
Si stalaktite në shpellën e errët me vizitorë të rrallë.

Në zjarr e flakë
përthyhet shkëndijash ashti i trupit si dru i thatë
malli i syve në thëngjinjtë e artë
ngjyrën e zjarrit paska marrë!
Në pluhur e hi…
gjithçka rreth meje mund të humbasë!

Kam mbetur e vetme si një pylli vjetër e i harruar
e degëve si gjahtar rrezet e diellit
i zenë pritë përqafimit timit fat.

Dhjetori i bardhë,
Si fundi i fillimeve zbret dalëngadalë
harrim i harrimit është ky zjarr.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s