Kalendari Poetik: Osip Emiljeviç Mandelshtam, poeti martir ( 1891- 1938) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Osip Emiljeviç Mandelshtam

Kalendari Poetik: Osip Emiljeviç Mandelshtam, poeti martir ( 1891- 1938)

Poet, shkrimtar dhe eseist rus. U lind më 15 janar 1891 në Varshavë (atë kohë pjesë e perandorisë ruse). Me prejardhje çifute, i ati tregëtar lëkurësh, e ëma pianiste dhe mësuese muzike. Në vitin 1907 shkroi poezinë e parë. Më 1908 vendosi të studionte letërsi dhe filosofi në Sorbonë, por pas një viti vazhdoi universitetin në Hajdelberg për ta përfunduar në vitin 1911 në Sankt Pjetërburg. Vendosja e regjimit komunist në Rusi ia vështirësoi jetën poetit që, në vitet e para pas revolucionit të Tetorit, pati përkrahur me naivitet bolshevizmin. Fati i tij u vendos përfundimisht kur shkroi në nëntor 1933 poezinë e tij të famshme kundër Stalinit, ku e quan “Fshatari i Kremlinit”, pas gjashtë muajsh e arrestuan, i ndaluan të banonte në qytetet e mëdha dhe e dërguan me banim të detyruar në Voronezh. Por nuk zgjati shumë dhe në vitin 1938 e arrestuan dhe e dërguan në Siberi. Akuza: veprimtari kunderrevolucionare. Vdiq në gulagun Vtoraja Rjeçka, një pikë ndërmjetëse para se ta dërgonin në Vladivostok. Ishte data 28 dhjetor 1938.

HUMBUR NË QIELL, NGA T’JA MBAJ?
(Заблудился я в небе — что делать?)

Nëpër qiell kam humbur, nga t’ja mbaj?
Qiellin kush njeh, të më përgjigjet!
Rreth i nëntë dantesk qe më kollaj,
Si gjimnastikë qe, si zbavitje.

Mua dhe jetën nuk na ndani dot:
Më vret, pastaj vjen e do të puthet,
Që nga vesh e sy me gjith’ kokërdhok’
Malli për Firencen të më zhduket.

Kurora mos më vini mbi krye
Dafina jo, as dolli me gota,
Më mirë këtë zemër e shqyej
Dhe në qiell e hedh copa-copa…

Dhe kur të shtrihem për gjumin e madh,
Në gjallje miq e shokë kam patur,
Që do ta shpjenë më thellë, më lart,
Thirrjen e qiellit në gjoksin akull.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s