Poezi nga Yllka Qosja

Poezi nga Yllka Qosja

 

Një fjalë,
Një përkëdhelje…

Një fjalë mund të zgjasë një sekondë,
Pastaj qeshim dhe e harrojmë.
Një përqafim mund të zgjasë dy sekonda,
Mbas atij çasti ecim tutje dhe s`kujtohemi më.

Një puthje në faqet mund të marrë një apo dy sekonda kohë,
…atëherë shkojmë për të fjetur kur zgjohemi s`mbajm mend më.

Por kujtimi i një fjale të thënë në kohën e duhur,
Kujtimi i një përqafim duke pasur parasysh kohën,
Kujtimi i një puthje ose i një ledhatim,
Kur shpirti jonë ndjehej vajtushëm,
Mbetet përgjithmonë…!

 

Të ndarë

Me veten të gjIthë,
Ne këtu e ju atje,
Një mal vuajtesh,
Dhe në mes nesh,
Një rrugë…

Mundim i madh,
të bëhesh një me turmën,
Edhe asnjëherë bashkë,
në të njëjtat dhimbje…

Shkojnë në hap me jetën,
në një pirg i ngurtë masa,
I marrin ata që lart masat,
për ti ndalur ata që ecin poshtë…

Ti udhëheqin,
me drejtesinë që turmës i përket’,
Pa menduar aspak, për ata që rrinë trotuareve…

Pra,
ne në mes të rrugëve të braktisur,
Ku si përkasim as masës,
dhe as cepit të rrugës…

Fatkeqësisht,
Jo, të pranishëm me zë sallave në kuvend,
Por të rrjeshtuar,
një e nga një,
rrugëve dhe kafeneve…

 

Kukulla ime

Çfarë të thotë a`është një kukull;
që është e ftohtë e s`ka shpirtë.
Kur e humb lojën dhe s’të flet
jeta s`ka ëmbëlsi, s`ka më mister.

Kalova një natë feste në vitrinat,
kukullat shumë i doja për ti parë.
Pashë një kukull të vetme,
të varfër, me lecka, duke qarë.

Të bukurën,
e gjeti dikush tjetër,
më me shumë para,
e bleu kukullën, u largua,
…e degdisi të gjorën larg.

U ktheva rrugës në mendime,
Hyra në shtëpinë time të vogël,
për të përqafuar me mall nënën,
ajo flet me mua, atë unë dua.

Por nënës time i vjen keq ende për mua,
se…
Një kukull me zemrën un`shumë e desha,
Sekur ta dija që ajo s`do ishte fat për mua,
me një tjetër larg meje ajo të do të luaj…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s