Poezi nga Gentjan Hasanas

Poezi nga Gentjan Hasanas

 

***

Piva aq shumë mbrëmë
sa ika në botën tjetër.
( Keni qenë ndonjëherë në botën tjetër?)

Në mëngjes,
kërkoja nëpër dhomë …
Ku është varka që më shëtiti në qiej,
velat, nga kreshtat e kuajve të erës?
Kisha torba me yje të vegjël,
me kupa pija pluhur blu të kthjellët.

Po Krishti, ku është?
Ai lindi …!
Edhe pse s’u shënua në aktet e gjendjes civile.

Oh … më jepni prapë të pi!
Më jepni verë të gjitha ditët e jetës sime
të përjetoj ringjalljen!
Në u dashtë të kem një dhimbje …
Më lini esëll
veç ditën e kryqëzimit!

 

***

kur pranvera e braktisi
…ajo vdiq

shpirti i saj,
…u be debore

tani kam vizitore nga qielli
me te drejte rri jashte

qindra flutura prej debore
ulen mbi supin tim…!

 

***

I kapi me kapse
radiografitë doktori
dhe i ndeu si tesha
gjymtyrët e mia, përballë dritës.

Njëra …, ajo afër gjoksit,
ende nuk është tharë.
Një njollë e zezë midis dy brinjëve,
regëtin … dhe kullon akoma …

 

***

Njerëzit …
lindin,
rriten,
martohen
e me pas vdesin.

Një demon më vjen në mendje
e më thotë, pyete Zotin

Pse të mos ishte;
Të vdisnim,
pastaj të martoheshim,
të rriteshim,
e më pas të lindnim?

 

***

I kam mbyllur sytë
që të mundem, të të shoh në ëndërr.

Herë të tjera … heshta…!
që shpirti të thërrasë më shumë.

Desha të vdes
që afër teje të jetoj.

Dhe sa herë
nga gjithçkaja arratisur ,

me sytë e mbyllur,
i heshtur dhe i vdekur,
u gjenda në burgun e krahëve të tu.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s