Zëri kumbues i dhimbjes poetike të krijuesit Ekrem Ajruli / Nga: Mumin Zeqiri

Zëri kumbues i dhimbjes poetike të krijuesit Ekrem Ajruli

Paksa nga distanca ka kohë që e përcjell krijimtarinë e z. Ajruli, e që më ka bërë përshtypje simfonia e dhimbjes së tij shpirtërore e vragëzimit në të cilën plekset një mori fenomenesh negative të cilat e përcjellin shoqërinë shqiptare në kohë dhe hapsirë. E që ky krijues këtyrë dhimbjeve të masës së gjërë iu qëndron përballë si një lis i vjetër stuhive erozive me penën e tij në vazhdimësi. Të njejtin autor në fillimet e krijimtarisë së tij poetike e kemi takuar si një talent i arqitekturës letrare satirike të cilën tejet sukseshëm e ka realizuar por tashi sëfundmi ai ka hapur front të gjërë krijimtarie artistike motivesh më përgjithësuese nga gurrë e dhimbjes së thellë shpirtërore të masave të gjëra duke u vënë pararoje e së keqes së popullit tonë në kushtet e sotme. Ai përmes vargut shpërfaq paftësinë dhe pavetëdijesimin e grupimeve të skenës politike e mbarshoqërore të ditës lidhje me sfidat me të cilat po përballemi në përditshmëri në mbarë hapsirën etnike shqiptare. Andaj ky duke qenë vrojtues subtil me vizion e me ndieshmëri të hollë prej krijuesi të ndërgjegjshëm në vazhdimësi e ka ngritur zërin e arësyes dhe dhimbjes në mënyrë permanente lidhje me dobësitë e përgjegjësve të cilët me vetëdije apo pa të e kanë sjellur njeriun tonë në gjendje të rëndë në të gjitha fushat e jetës deri në degradim por dhe denigrim në më shumë segmente të jetës. Andaj poeti rrebel në kuptimin pozitiv të fjalës, E. A. ngahera ka hapur front lufte kundër të keqes së përgjithshme por dhe personale, ngaqë është i goditur rëndë shumëanshmërisht ndaj dhe me armën e tij penën, pra zhvillon luftë të përhershmë kundër të këtyre bëmave aktorësh të ndryshëm të të gjitha formave qofshin të cilat na janë bërë pjesë e pandashme në përditshmëri. Në këtë mënyrë ai shpërfaq përmes vargut të tij tejet harmonishëm në mbarshtrim, spikatur me melodiozitet kuptimor plot dhimbje por duke e veshur atë tejet mirë edhe me vellon artistike përmes një leksiku të mvetësishëm krijues sa rajonal, por duke iu përmbajtur rregullave të standardit foljor të shqipes letrare me nivel. Krijuesi Ajruli priret të kap tema ndër më komplekset nga aktualiteti por dhe me to ndërlidh ato të së kaluarës së dhimbshme identitare të popullit të cilit i përket. Ai në këtë simbiozë të së kaluarës dhe asaj të tashmes tejet mirë noton dhe në mënyrë të bashkëdyzuar përmes vargut shprehë dhimbjen dhe neverinë deri revoltë duke ironizuar dhe shpërfaq përmes këndit artistik të gjithë vrerin, dobësitë dhe si fundament papërkushtueshmërinë e njeriut tonë të thirrur që ta vë në vijë përgjegjësinë për të cilën është i thirrur mbi supe që të i dalë zot asaj në kohë dhe rrethana të krijuara meqë është ngaruar me përgjegjësi të tilla. Krijuesi në fjalë ndër të tjera në poezinë e një dite më parë me titull >PERDEINAT< që më zuri syri në faqen e tij shpërfytyron përmes vargut zjarrin e brendshëm i cili e përcëllon duke u shprehur përmes vargut se është në pritje, i trazuar dhe rraskapitur në mënyrë simbolike si në vijim:

“Pres natën e bukur pas ikjes së mjegullës,
pres rrezen e HËNËS t’më ndrit mbi ballë,
dëgjoj këngën trishtili në bistek të pjergullës,
vezullim i YLLIT më trazon një mallë.”

Ajruli përmes simbolikës së dhimbjes na bënë të qartë se ai nuk dorëzohet përpara asnjë stuhie rrebeluar e cila e godet e do ta godasë dhe ditën e ka lënë anash, sëpaku tashi e pret natën pas ikjes së mjegullës dhe apstrahon diellin si burim i jetës sonë e i kërkon hënës me zbehtësinë e saj sëpaku ajo të i ndritë në ballë, t’i jap fuqi të ringjallet e qëndroj stoikisht përpara rrebesheve të kohës dhe të edhe në kushte errësire të hap shtreg triumfi. Poeti sado që është kapërdisur nga shqetësimet në vazhdim nuk lejon në asnjë mënyrë ta humb arësyen, por të kundërtën e saj e nxjerr nga brëndia e tij si kategori shprehje shpresëdhënëse kur thekson se këngën e trishtë e dëgjon në bistek të pjergullës e vezullimi i yllit ia trazon mallin. Pra personazhi i këtij përhershëm rrin gafil, përcjell ecuritë, ndodhitë e pakëndshme të cilat i shkatojnë pengesa e dhimbje përmasash të mëdha por ai mbetet sipërherë i pa nështuar dhe e pret ditën e tija, momentin shpresëdhënës që mund të flasë me leksik tjetër, pra pozitiviteti, me atë të aktualitetit, andaj dhe e fton atë, por njëkohësisht dhe bënë durim duke ushqyer ndjenjën e mirë se një çast mund të ngadhnjejë mirësia, e hapen shtigje të reja perspektive, ndaj dhe priret të mos njohë kodeks nënshtrimi ndaj asnjë sfide e furtune rasti apo kohërash pa shkëputje. Dy fjalë rasti kësaj radhe lidhje me artin poetik të z. Ekrem Ajruli.

Nga: Mumin Zeqiri

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s