Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

NË DO…

Në do ditës t’i jap zemër nga zemra ime
Shmang korbmjegullën përballë teje
Në vend gazi mos ndill trishtime
Shpërthe terrin e asaj reje

Po deshte dritë nga sytë e mi
Hidh shikimin drejt qiellit
Mos nguro m’shiko në sy
Do të shijosh rrezet e diellit

Në do zjarrmalli nga përmallimet
Dëgjo dallgët furtunëdeti
Si godasin prushthëllimet
Mbi zemrën e një hajdutpoeti

Nuk kam ëndërrën si të të jap
Kur pa gjumë më kalon nata
N’messhkurt unë kam vapë
Po s’më mposhtin dallgët e acarta

N’qerpik syri e djeg largësinë
Që loz trisht me ndjenja t’mia
Ah, sa larg nuhas djallëzinë
Ndaj s’më hepon kurrë gurrnia

Unë ngre ura të lidh brigjet
Për udhëtim në stinë blerimi
Dorëligu i mbyll shtigjet
Prore mbjellë farë mallkimi.

 

MOS

Sot në ditëlindje plagën mos m’trazo
Ka nis të mehet dhembja është qetësuar
Jetëgjatësi vuajtjes sot mos i uro
Unë për zemrën tënde jam emërharruar

Varrose pamëshirshëm miqësinë e vjetër
I fshive të gjitha me shpejtësi magjie
Përqafimet, puthjet i dogje si letër
Mes nesh ti hape varrskëterrë miqësie

Le t’godasin furishëm tuat dallgëdeti
Le të fryj tufani nuk i druaj tersmotit
Për miqësinë peng kam lënë unë besëpoeti
Ndaj s’kam pse përkulem e t’i lutem Zotit.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s