PROFESORI I THINJUR ME BARDHËSI BORE E ME PENË TË ARTË (Rreth veprës letrare të autorit Nehat Jahiu) / Nga: Rrahman Hyseni

PROFESORI I THINJUR ME BARDHËSI BORE E ME PENË TË ARTË 

(Rreth veprës letrare të autorit  Nehat Jahiu)

 


Nga: Rrahman Hyseni

Vështrimin tim e nisa me thënien e profesorit të thinjur:”Një jetë dashuri”, për fëmijë ,nxënës ,miq. Para se të filloj me 38 tituj librash, duhet ta dimë kush është ky njeri kaq i madh me këtë bagazh pas vete. Për ata që nuk e njohin profesor z.Nehat Jahiun, “Një jetë ia dhuroi letërsisë.”
Duke ditur se libri na rrëmben që nga titulli i tij kur jemi të gëzuar,mërzitur e në kujtime, na thotë shumë gjëra jo që ne nuk i dimë, por kem nevojë të na i thotë dikush pa presion, me shumë dashuri e ky është LIBRI
Pra libri është ai që na dërgon në ngjarje të dëgjuara kujtesa deri te ajo e paimagjinuar na jep dashuri,kujtesa,gëzime,hidhërime
ngjarje,presione,vuajtje,shkencë,kulturë e gjithë atë që jeta jep
Dhe rri gjithmonë i buzëqeshur për mendjen, syrin dhe vetë njeriun.

Nehat Jahiu,u lind më 10 tetor të vitit1951 në fshatin Orizare të komunës së Likovës. Shkollën tetëvjeçare e kreu në vendlindje, të mesmen në Preshevë dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike (Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe), në Gjakovë. Punoi në shkollën nëntëvjeçare “Faik Konica”të fshatit Sllupçan. Me shkrime ka filluar të merret qysh në bankat e shkollës fillore. Që nga fillimi i krijimtarisë së tij e deri në ditët e sotme, ka shkruar kryesisht poezi për fëmijë, por edhe për të rritur. Merret edhe me shkrime gazetareske, opinione, publicistikë, ese, skica letrare, prozë, reçensione, tregime etj. Bashkëpunon me shumë revista, gazeta të shumta në mbarë trojet tona dhe në diasporën shqip- tare. Është ndër themeluesit e Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” në Kumanovë dhe anëtar i Kryesisë. Është themelues dhe anëtar i redaksisë së Revistës letrare “Doruntina”, themelues dhe nënkryetar i “Klubit të Shkrimtarëve” të Komunës së Likovës, bashkë theme -lues dhe Anëtar i Lidhjes së Shkrim- tarëve Shqiptarë të Maqedonisë, Anëtar i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania dhe Anëtar i shumë redaksive të revistave letrare etj. Është prezantuar në shumë antologji në trojet tona dhe në diasporën shqip – tare. Nehat Jahiu është edhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New-York.
Pasi lexuam pasurinë e një profesori sa të dashur dhe human, sa i qetë e zemër bardhë, ne u bindem edhe një herë se vërtet puna e palodhshme e tij edhe ne moshën që ka, qëndron si një shkëmb shekullor. Vullneti dhe atdhedashuria e mbajnë edhe më të fortë. Nga jeta. profesori mësoi shumë, dha shumë për gjuhën shqipe, për nxënësit dhe punën e palodhshme të tij në të gjitha fushat letrare, arsimore e shkencore. Që nga titujt e profesorit, ndjen mallin dashurinë brengën, gezimin e hidhërimin, të mirën e të keqen, të mirat dhe dështimet. Këtu janë disa tituj nga profesori i respektuar që fillon me vargjet e tij
Herë- herë s’mund të qëndrojë i qetë as në kohën e pleqërisë. Nuk e lë as nënkoka pa e ndezur “motorin” dhe t’I shkruajë titujt si:

“Çdo moshë dhe çdo kohë sjell kujtime të paharruara në jetë’
‘Poeti nuk ka jetë personale’…’Na iku koha mua dhe ty Zana”,
‘Pse sot çdo gjë po na kushton shtrenjtë’,’Duke vrapuar për pushtet’
‘Kujtim i paharruar’, ‘”Duke vrapuar për pushtet”O,Shqiptarë!’
“Jemi këtu ku jemi’,’Po na hanë si Qentë pas shpine”
“Dje pranverë e sot dimër”,
Nehati e krahason rinin dhe pleqërinë.

Leximi është ushqim i shpirtit, një hap me jetën.Nuk ka se si mund t’u ikim titujve te librave që vetem të numërohen. Janë shumë numër i madh, prandaj unë zgjodha profesorin që para jush ta prezantojmë një pasqyrë.

 

Veprat e Nehat Jahiut:

  1. “Në sytë e tu” -1982
    2. “Ura prej zemrave” -1985
    3.“Fluturimi i pëllumbave” -1990
    4.”Të pret malli që na treti” -1993
    5.“Hidhe vallën, Laro!” -1994
    6.“Kukuvajka” -1995
    7.“Hape derën, shkolla ime!” -1995
    8.“Epitaf lirie” – 2000
    9.“Rrënjët i ke në këtë tokën ilire” -2005
    10.“Huti mbi çati” -2005
    11.“Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe” – 2008
    12.“Lulëkuqe mbi varre” -2010
    13.“Orizarja ndër shekuj”-2010
    14.“Rrugës së drejtë” -2011
    15.“Zana dhe Guri” -2011
    16.“Poemë për mikun Sadulla Zendeli, Daja” – 2012
    17.“Te ura e gjyshes” – 2012
    18.“Rreze në dritare” – 2013
    19.“Krahët e fluturës”- 2013
    20.“Hëna u bë nuse” – 2013
    21.“Kënga e zogjve” – 2013
    22.“Gjaku im të qoftë falë”-2014
    23.“A vjen liria“-2016
    24.“Mbresa njerëzore për një njeri të veçantë”- 2016
    25.“Biri i shqiptarisë”-2016
    26.“Zorite libertatii – Agimet e lirisë”-2016 (pëkthyer në gjuhën rumune nga Adriana Tabacu)
    27.“Të qeshën e të bënë nuse”-2016
    28.“Is freedom coming” -“A vjen liria”-2016 (përkthim në anglisht nga Patricia Lidia
    29.“Lumnije Vokshi Ramadani në rrugën e dritës së diturisë“-2016
    30 “Mumin Kastrati, mësuesi i përkushtuar, atdhetari” -2016
    31.“Opinione”-Bukuresht -2017
    32. “ Zilet e një jete” -2017
    33.” Kujtim i gdhendur në Mall”-2017
    34.“ Shpirti i mërgimtarit”-2017
    35.”Epitaf lirie” ( ribotim)-2017
    36.” Mos m,i prek plagët”-2017
    37. “ Në hap me kohën”- 2018
    38. “ Aforizma autoriale”-2018
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s