Këndvështrim: POEZI ME NGJYRIME ARTISTIKE… (Rreth poezisë së autores Juljana Mehmeti) / Nga: Bilall Maliqi

Këndvështrim: POEZI ME NGJYRIME ARTISTIKE…

(Rreth poezisë së autores Juljana Mehmeti)

 

Nga: Bilall Maliqi

Kur poezia shkruhet me përkushtim, s’ka si del ndryshe, pos e realizuar mirë artistikisht. Kjo shihet qartë në disa poezi të poetes Juljana Mehmeti, e cila në rrjetin social të fejsbukut publikon poezi me vlera ideoartistike dhe ideo estetike, të cilat në vete ngërthejnë mesazh për atë shtresë të lexuesve të cilët e kuptojnë vargun e saj, e zbërthejnë dhe e vështrojnë secili në këndin e vet të përceptimit.
Poetika e Juljanës është me ngjyrime artistike, ka një gamë të gjerë të motiveve, të cilat bukur i mbarështron brenda tekstit poetik, si një pasqyrë ku zbërthehen e shihen ndodhitë e ndodhura të përditshmërive tona në rrafshin jetësor.
Ajo (poetja) është vetvetja në shkrimet e saj, vërehet individualiteti poetik i saj dhe me këtë vërehet se është njohëse e mirë e poezisë, zbërthyese e vargut dhe njohëse e teorisë së letërsisë.
Poezia e saj është plot me figura e metaforë, me poezi gjysëmhermetike e diku edhe hermetike, e lexuesi duhet bukur mirë të zhytet brenda brendisë së brumit poetik, për ta kuptuar porosinë e fshehur brenda poezive të saj:

“…në këtë gjunjëzim kohësh
valësh të derdhura
në dallgë të memories”.

(Brazdave të qiellit)

Memorja e poetit shndërrohet në vargje, duke i trazuar ato dallgë të qeta, të heshtura si të detit, për të shkruar për këtë gjunjëzim të kohës së pakohë, e ky gjunjëzim e prekë thellë në shpirt autoren.
Të tilla poezi Juljana shkruan dhe ua servon lexuesve, të cilët tanimë janë mishëruar me artin e qëndrueshëm poetik të poetes.
Ajo përmes notave të dhembjes, të zhgënjimit apo të optimizmit i futë në funksion përmes telave të ngrirë të një violine, e ato:

“presin,
tjetër shkëlqim të bjerë në dritare
tjetër pasion të prekë dejeve,
ta ngrejë nga pluhuri dikurshëm
dhe të luajë ,
valsin e viteve të shkuara…”

(Telat e ngrirë)

 

Juljana Mehmeti

Brenda poezive të saj ka edhe ëndrra, ëndrra të bardha, e jo të zeza që ta shpiente drejt zezonës së errët, aty ka rikthim buzëqeshjeje të humbura nëpër kthina humbëtirash e në ëndrrën e re të gjejë frymë dashurie:

“Do rikthej buzëqeshjen
humbur gjurmë të verbra shikimesh
fshirë nga një dallgë deti…”

Ose
“prizmave të tjerë ngjyrë
e frymës dashuri
fllad me aromën e luleve
depërtuar ethshëm nën lëkurën time”.

Asnjëherë krijuesit nuk i këputet shpresa, për t’ua drejtuar vargërisht lexuesve, edhe po të jetë ajo një fije shumë e hollë sikur peri, sepse ajo lë gjurmë të pashlyeshme edhe te krijuesja, edhe tek lexuesit të qëndrojnë nëpër vijën e optimizmit, e pesimizmin ta mbyllin në kutinë e harrimit,
E kjo fije shprese manifestohet bukur në vargjet e kësaj poezie të shkurtër, por mjaft domethënëse:

“Një fije shprese…
Le gjurmët e ikjes,
lëndinës së tharë të shpirtit…
Në një fije kokëulur bari,
unë fsheha lotin.
Ndoshta në pranverë…”
Shumica e poezive të kësaj krijuese të zellshme dhe mjaft produktive kanë qëndrueshmëri artistike dhe lën të kuptojmë se poetja është duke ecur me hapa të sigurt drejt avancimit të mëtutjeshëm të ligjerimit poetik për të rritur, kjo mbase është evidente edhe në librat e saj paraprak me poezi…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s