Poezi nga Anais Siana
Mirëmbrëma e dashur
Mirëmbrëma e dashur!
Kam vite të kërkoj
Nëpër rrënoja kujtimesh mbeta shtegtuar!
Përpara shumë herë ëndërr më vije
E shumë herë tani ndihem i vetmuar
Më fal e dashur që nuk dëgjoj më zëra
E zërin tënd endem duke kërkuar
Bie të fle me shpresën e ëndërrës
Por vitet kalojn ëndrrash harruar
Më fal të lutem që po të thërras
Si një i verbër dritën ta shoh më mungon
Shfaqmu të lutem që mallin ta vras
E trishtimi i mjerë një natë t’më harron.
Pazar edhe dashuria…!
Të dashurova deri në dhimbje
Të dashurova tepër shumë
Të dhashë më shumë se kisha
Ah sa dashuri t’dhurova unë
Të deshta përtej te pamundurës
E mundura skishte për mua kufi
Të dashurova me timin shpirt
Ah kët dreq shpirti që se njohe ti
Të dhashë ndjenjën kurrë provuar
Të dhashë më shumë se pata mundësi
Mora zhgënjimin boll flliqët të servuar
Ndoshta s’të mjaftoj se s’dite të japësh kurrë ti
Të dashurova deri në dhimbje
Të dashurova gati në përgjërim
Nisa te poshtëroj edhe veten
Ndjenjat lëngonin boll ky frustrim
Nuk e meritoje ti një dashuri si kjo
Ku çdo gjëje ofruar me përulje i thoje po
Për pak famë e para të shitka mavria
Eh mori jetë, pazar qënka dhe dashuria.
Advertisements