Poezi nga Baki Ymeri

Poezi nga Baki Ymeri
 
 
MALLKIM PËRMALLIMI
 
Gjithfarë ëndrrash
Të shkruara e të pashkruara
Kalojnë nëpër kantjerin tim të fjalëve:
Një turmë yjesh, njëmijë mendime,
Një përmallim i vetëtishëm i ndjenjave
Dhe stoli të tjera të imta:
Letra, fitore, zhgënjime,
Deti apo ylli
Që i është nënshtruar territ.
Për atë të shkruaj ditë pëtr ditë
Nga një rradhë,
Për të ta bërë të ditur
Se ditët e mia po shkojnë
Si një mallkim përmallimi
Që më mëson
Të të pres përherë.
 
 
 
MBRET I BESNIKËRISË
 
Të jetosh një jetë të tërë
Duke shkruar brigjeve të gazetës
Mijëra vargje
Pa e ditur se je poet!
 
Të jetosh një jetë të tërë
Duke dashur njëqind femra
Dhe vetëm njërën duke e zgjedhur
Pa e ditur se je
Mbret i Besnikërisë!
Të sakrifikosh një jetë të tërë
Duke rendur, duke u përpjekur,
Duke grumbulluar e humbur pasuri,
Duke u shkrire
Për kombin tënd
Pa e ditur se je patriot!
 
Ç’janë të gjitrha këto?
Mos është vallë Poezia
Një gjendje e vuajtjes së përjetshme
Apo flatra e engjëllit
Që të çik nganjëherë?
Dashuria apo Fuqia
Mos janë vallë
Ato qe të bëjnë fitimtar?
 
 
 
DO TA GJUASH BUKURINË
Hidhe trishtimin hyjneshë!
Merre përsëri trajstën, shigjetat
Dhe nisu gjurmave të gjahut –
Do ta gjuash bukurinë.
Hidhërimin
Zhyte në burimin e lumtur
Që shikon kah ti!
Merri sërish: trajstën, shigjetat
Dhe nisu gjurmave të gjahut
Për ta gjuajtur bukurinë
Që na e turbullon mendjen!
 
E larë në qumshtin e agimeve
Përjetë do të jesh e re
Kurse ne:
Pleq e më pleq!
 
 
 
ASHPËRSISHT E ËMBËL
 
Sa herë
Çapkënja duke ofsharë
Shprehte në gjuhën shqipe një mall,
Dashnori i saj i thoshte:
Më ka kapluar malli ndaj gjuhës tënde,
Apo dëgjon: Të dua në gjuhën shqipe!
 
Çapkëni, nga koha në kohë,
Duke u qortuar me krejt brengat
E historisë e të dhembjes
I dhuronte çapkënes ca lotë.
Kështu ngjiste që nga dashuria e lotët
Prindërit i ëndërruan në gjuhën shqipe,
I përmenduan në këtë mahnitje
Ata që e flasin.
 
Tani, edhe ata kështu pra,
Nga tmerri e dashuria,
I shprehin këto fjalë
Ashpërsisht të ëmbla
Të gjuhës shqipe.
 
 
 
DEKLARATË DASHURIE
 
E kam paguar këtë libër:
Për secilin mendim
Kam dhënë njëmijë mendime.
I përpjestova njëmijë kilomëtra
Në fjalë
Dhe më doli
Distanca e saktë
Ndërmjet zemrës dhe Fjalës.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s