Poezi nga Leonora Lokaj

Poezi nga Leonora Lokaj

 

Buzëqesh dhe nuk më ndalon

Ndjejë hapat tu të trisht
si mjegullojnë qiellin e shpirtit,
faqet e ëndrrave si m’i gjakosë
e me thonj urithi ndjenjat si lëvron…

Ndjejë hapat e tu heshtjen si vrasin,
shpirtit tim si i falin ngjyrën gri,
thellë brenda meje ta fal nënshtrimin…
Botë mizore pa projeksion!

Me sytë e tu prej lavireje
rriten time harkuar shikon,
në kafshë të egërsuar si shndërrohem
buzëqesh me ironi dhe nuk me ndalon…

 

Muze pikture për sy

Në një gozhdë lëneshë,
vara mozaikun e pikturave me ty,
si muze pikturash për syrin tim…

Koha e vyshkur
nuk ma llogarit kufirin e jetës,
nga shpirti dëbova kujtimet,
prandaj i murosa në muzeun
që thura enkas veç për sytë e mi!

 

Në dhomën e mbytur nga malli

Në dhomën e mbytur nga malli,
si statujë e pashpirt
gjumi është ngrirë,
ëndrrat s’ kanë ku të ngrenë strofullën,
territ në të zhdukur
në sy me fle veç vetmia…

Nata copëtohet nga kollitja,
e agimi që krahët shtrinë
përtyp çmenduritë e saj…
Shpresave të gozhduara
filloj tu ecë gjaku damarëve
dhe në sytë e agimit u dashuruan.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s