Poezi nga Arbëri Demaçi

Poezi nga Arbëri Demaçi

 

***

Ika dhe shkova
gjithçka mora
me vete,
fëmijërinë,  shtëpinë
ku u linda,
rrinin rrugët
me kalldrëm,
ku përditë kalova
të gjitha…
Ika në
dhe të huaj, atje
ku asgjë nuk
ështe e jotja
përveç kujtimeve të tua!

 

***

Tashmë dhembja
ka ba strehë ne mua,
zhurmën e hapave
tua nuk e dëgjojë më,
por ato ma rëndue kan
fort gjoksin…
E ti ndoshta nuk e di
dhembjen dhe rëndesën
e saj, por tek unë
therkan fort në zemër!

 

***

Pranë gotës
e ngatrruar
si mos më keq,
sa larg të kërkova
sa afër të kisha,
aty në fundin e gotës
me atë pikën
e lotit të mbetur
fytyrën tënde shpërfytyrova!

 

***

I dashur,
të kam futur
në mes rreshtave
aty ku nuk
të sheh askush
e të lexoj vetëm
Unë!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s