Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

 

17 Fror- KOSOVË!

…do doja paqja te zbret
endet me frymorët
mishëruar me ikonën Dardan
të jetësojmë të lumtur
me engjëllushen mrekulli.

Ëndrroj
Shenjtërin e Përjetësisë
të përqafojmë të bashkuar
në Ndërtesën e KB të Kurorëzuar

Dua te shohë të buzëqeshur njerëzit
posi mëndafshi i punuar me shije shumë
ushqyer me shekuj të dashurojmë
fal të kjofshim Zonjë e Vjetër Kosovë,

Ne dimë, ç’bëjmë këty
në dheun tonë hyjnor
mbase në vargje kërkojmë
pavarësinë e plotë të shijojmë.

E poetëve pasuria është
thesar që dritën shoqëron
këtu, frymon jetë-dashuria
shkruar me pasion të flaktë
xhevahirin ngjyrosur kemi
me frymëzim brezash
burim ky i kënaqësisë, ekstazës pendë.

U afrova mauzoleumit shqiptar
poezitë të lexoj, shpirtin të qetësoj
në eter dëgjuar janë emrat
qetësi, paqe, mbjellin shkronjat e artë.

Ka kohë hapur kam portën e ndjenjave
të kthehem në atdheun tim
fshehur është e tërë dashuria aty
në gjirin tëndë, martirizuara Kosovë…

 

PIKTORE

Gjersa magjia e ngjyrave më deh
paleta lundëron në ajër
gishtat e holla virtuoze
dashurojnë pikturën e gjallë.
Ajo
jashtë masës kohë
në gjelbërimin e peisazhit të hapësirës
shtratin e detit të patrazuar
lart në retë gjigante
ulur është në gjysmëhënën e buzëqeshur.

Piktorja
dashuri me furçën bën
me pikturën bashk;jeton
ngjarjet e ngjyrave freskuese
gjetur kanë epshin tek punimet artistike.

Pëlhura
nën diellin e madhështisë
futur ka tërë qenien
ajo, vet e ateles maestro.

Ja, tek
puhiza valëvit perdet
studio mishëruar me natyrën
krahëlehtë
zogjtë shkëputen nga bota organike
gjejnë vend në ngjyra
cicërrimat shoqërojnë ajrin
thua se
aroma e mimozave ringjallë natyrën.

Artistja
jetën piktoreske matanë imagjinatës shtrin
lojërat me ngjyra pasion
i shtati qiell përshëndet madhështinë
bukuria rrjedhë në canvasin e bardhë
nuancat galerinë ringjallin
shohë
buzëqeshjen e ngrohtë që begaton ambientin…

 

ERDHI shumë SHPEJT!

Bukur kjo ditë që deh qenien
dritëzat e moshës mbërthyer më kanë
humbur është koha! Të kaluarën kujtoj
c’ndodhi me vitet, ku vajtën!

Mbuluar me rrudha, si mëndafshi i leckosur
ndalem ..eh… jam unë ky
apo vallë mbase hija ime, nuk di!

Enden mendimet larg, shumë larg
buzëqeshja e lodhur
lehtazi, frymon per rininë …

Kthim nuk ka …urdhëruar jam nga jeta
dëgjohen hapat, të pasardhësve janë
vitet brenda hapësirës
shpejt, tejet shpejtë përsëriten
unë, as kohën më nuk numëroj…

Në këtë shteg të autoudhës
ditët e fundit udhëtoj
vetmuar nuk jam
janë shkronjat e përjetësisë
shkruar për dashurinë, atdheun
ah…kënaqësia e kësaj bote,
por, tani
më thua të shtegtoj në mirësi
tentoj të arrij
matanë në natyrën e bukur të Krijuesit…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s