Poezi “TANKA” nga Vladimir Avdulla Muça / Shkëputur nga libri “EKUINOKS”

Poezi “TANKA” nga Vladimir Avdulla Muça 

 

***

Një fije bari
Mes librave gjeta.
Kujtimet gurgulluan,
Livadhit të fëmijëris
U zgjua kujtesa.

 

***
Mëllenje e Erzenit
Me cicërimen tënde
Shpirtin m’a ngrin.
Më fal cicërimën,
Larg teje jam shpirtvdekur.

 

***
Në tinguj tallavaje
Çaste oreksndjellëse
Në gurgëllima vere.
Më pas një zë i çjerrë
Si e qeshur skëterre.

 

***
Në shkollën e largët
Rrugët memece.
Në muze motrat Qiriazi
Shqetësohen flokëbardha:
Sa fëmijë ka sot në banka.

***
U grinda me gruan
Për faturën e internetit.
Vështrimi i fëmijëve
Pika pika më bie
Në shtambën e shpirtit.

 

***
Në pushimin e drekës
Buka s’u zuri vend.
Me mbllaçitjen
Gëlltitnin telenovela:
Një kohë e humbur.

Shkëputur nga libri “EKUINOKS”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s