Poezi nga Xhemile Adili

Poezi nga Xhemile Adili

 

ZAHIR PAJAZITI

S’mund të qëndronte kjo tokë pa ajër, pa jetë, pa njerëz,
tokë e larë me zjarr që përpiu stuhi pa fund e vetëtima,
Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha,
kujtesa, naganti e poezia…

Moto lufte e Zahir Pajazitit ato kohë qe çdoherë,
të mos mbetej ditë pa bërë një sulm mbi pushtuesin…
Kish ngrehur kokë kjo tokë, nuk do mbahej nën këmbë,
Kob! Vrasja…do hetohej mungesa e armëve të tyre.

Kosova, një legjendë dhe një tokë e kthyer në Njeri,
në kë shtëpi hynte në natë Zahiri, agu n’tjetrën e nxirrte,
biografia e këtij vendi, – emri i heroit mbeste, si qe,
emri i tij për pushtuesin serb – turfullonte tmerre.

Besiana, LLapi, Vushtrria, Drenica, Dukagjini…
ishin rradhë plumbash në ndërgjegje secilit ushtar.
Në qendër Prishtine agim e muzg tashti me armë
përshëndet n’bronz e mermer ky gjeneral dialektike.

Këtij dheu nuk i munguan kurrë zogjtë, drurët, bimët
e secilës stinë të çlirimit, e secilit triumf në horizont
që thërret, “Kjo tokë nën sllavë akoma qëndron!…”
gjithë planeti i një robërie më të tmerrshme që sytë panë,
ka emrin shqiptar!

 

PAKËZ DRITË KËRKOVA

Pak shpresë kërkova, vetëm pak
Sa të shihja se si ngrohtësia e diellit
Bie mbi trëndafilat e kopshtit tim.

Pakëz dritë kërkova
Vetëm sa të shihja
Si do të biente dritareve të shpirtit.

Një rreze diell kërkova
Sa të shihja shkëlqimin në sytë e atyre
Ku nga jeta ime u fala jetë.

Një grusht të fortë kërkova
Sa të shëmb malin e dhembjes.

Një copë qiell kërkova, jo shumë
Vetëm për një çast të largohem nga kjo torturë
Kur të jemë mërzitur shumë.

Pak ajr kërkova
Aq sa të marr frymë lirshëm.

Nuk kërkova shumë gjëra.

Dy metra tokë.

 

NATË E PRITJEVE

Në Kërçovë është deti më i madh në botë,
shkretëtirat e gjithë botës janë në Kërçovë.
Pa shpirtin tim – e si do ishin këtu ato?
pa shpirtin tim, asnjeri s’ka si i shporr.

Më griu ky acar, kjo kohë që nuk hedh një hap
e po harroj atë blu të qiellit e të blertën e tokës,
po harroj të kuqen e zemrës e të qeshurën e jetës,
por telat mes dy nesh, këtë as zogu, druri s’e do.

Eja me agun e parë, me gurgullin e lumit lart!
Eja me lotët e mi, me shkrumbin e syve, si po plas!
Jeta ime është savan vuajtjesh, askund me një kufi,
po lind e vdes me lotët e nënës, plagët e llogores!

Në Kërçovë është deti më i madh në botë
dhe nuk kam hapësirë të rënkoj, as të notoj.
Secilin çast nis drejt tokave të reja dhembjet e mia,
secilin moment pres dhe mikloj e mikloj plagët e tua.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s