Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Në qytezën time…

Këtu në qytezën time
Edhe drita e gjolit
Më fut në mendime,
Edhe lëvizja e valëve të liqenit,
Ngacmojnë mendjnen time,
Dhe sgalemat në fluturim
Rrëmbejnë shpirtin tim.

Këtu në këtë qytezë,
Ashtu si njerëzit
Edhe çdo gjë tjetër që shoh,
Më përshëndesin e flasin me mua,
Sepse gjithçka këtu unë e dua.

Këtu,
Edhe rrugët,
Shtëpizat e vjetra,
Lumi i Madh,
Edhe lulet, pemët e gjethet,
Bari i gjelbëruar
Që aq bukur mban vesën e argjendëruar,
Edhe lindja e perëndimi
Dhe muzgu e agimi,
Çdo gjë për mua është një gëzim
Që ngacmon ëmbël shpirtin tim.

Këtu
Dhe era, dhe shiu
Dhe aroma e një luleje,
Dhe tingujt e valëve të liqenit,
Flasin me mua
Sepse e dinë që unë i dua.

Çdo gjë,
Këtu në vendin tim,
Për mua është frymëzim.

 

Atje jemi ne…

Është një vend
Që s’e harrova kurrë,
Sepse ,
Ka mbetur thellë
Në zemrën time
Si një gjurmë e lashtë antike,
Si një pranverë rinore,
Si një ndjenjë e ëmbël shpirtërore.

Është një vend
Ku një ndjenjë e bukur dashurie,
Ka mbetur në shpirt
Si vargje të bukura poezie.

Atje,
Në bregun e detit,
Është një vend
Që ndriçohet gjithmonë nga rrezet e diellit…

Atje jemi ne…

 

Vendi im

Pogradeci,
Një vend me kodra e male,
Një liqen plot dritë
E një kala mbi të,
Është i mbuluar
Nga një qiell plot kaltërsi
Ku sgalemat fluturojnë me shpejtësi.

Ky është vendi im,
Vendi i enkelejve
Plot bukuri e hijeshi,
I poetve dhe i luleve.

Qyteza ime,
Sa herë largohem nga ty,
Kthej kokën prapa
Sepse dua të shoh atë kaltërsi
Që të mbulon ty.
Të shoh mjelmën
Kur qëndron krahapur mbi liqen.

Kam nostalgji
Për atë jetë që kam kaluar tek ti,
Për atë fëmijëri,
Atë rini,
Atë dashuri.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s