Poezi nga Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj

 

Gabime!

Lermë dhe të gaboj
Prej gjaku e mishi jam gatuar
Asgjë perfekte s’ka kjo botë
Ndaj dhe jetët, vijnë ngatërruar.

I kthej shpesh sytë nga perëndon dielli
Të lexoj veten, në ngjyrat e tij
Të shoh sa herë ne të dy ngatërruar
Bëhemi, si fëmijë.

Dhe hëna që bukur çdo natë ndriçon
Ka plot mangësi,
Shpesh herë nga yjet ndihmë kërkon
Për më tepër dritë.

S’më ka pëlqyer kurrë të jem perfekte
As majmunit që kopjon s’dua ti ngjaj
Dhe pse gabimet më kanë shembur të tërën
Por më kanë bërë të ndihem e gjallë!

 

Kam vendosur të vdes

Kam vendosur të vdes,
mos u trembni aspak
e them me të vërtetë,
por vërtetë nuk e kam.

Kam vendosur të vdes,
vetëm për pak orë
të shoh si më qajnë
hipokritët e gjorë.

Kam vendosur të vdes
dhe mbi varr t’i them vetes
ato që si kam thënë më parë
por që i bluajta heshtjes.

Kam vendosur të vdes
dhe të buzëqesh paksa hidhur
kur gjallë isha në jetë
lashë shumë gjëra, pa zgjidhur!

Do vdes, për pak orë
e do kthehem sërish mbi udhë
t’u tregoj c’pashë vërtetë në atë botë
teksa vërtitesha mes jush!

 

Ne…

Ne,që ecim në një gjurmë dhe flasim me një zë
Ne që shohim me një sy,atë të shpirtit
Ne që mërmërisim me të njëjtat buzë që puthemi
Oh ne! Ne që na quajtën dhe të “paudhë”
Dhe a e di pse?
Se duheshim shumë,po,po shumë
Qëkurse nuk kishim lindur
Dhe tani që u rritëm, jemi përballë, me çdo tabu!

Ne, ne të paudhët e djeshëm me nofka mbi supe të brishtë
Sot të shkrirë në një trup të vetëm
Asgjë nuk na vret, jemi si thembra e Akilit
Veç aty,të mos lejojmë kërkënd me na prek…!

 

Bashkombës!

Jam bashkëkombës, – më tha njëri
I zgjata dorën ta përshëndes
Filloi të llomotiste..
U përkiste atyre që të presin në besë!

Drejt në sy e shikova
I kishte sytë të perënduar
Këmbët si zinin dhé
Sigurisht është dhé i huaj!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s