Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Mban në duar ëndrrën time ” të autores Fatma Jasimi

 Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Mban në duar ëndrrën time ” të autores Fatma Jasimi

Faleminderit MAMI dhe BABI për mbështetjen shpirtërore që i dhatë këtij libri!
Faleminderit G&K Fotostudio, që u morët me foton e kopertinës!
Faleminderit QIELL!

AUTORE: FATMA JASIMI
TITULLI: MBAN NË DUAR ËNDRRËN TIME

Botimi i parë, 2018
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati: 14x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Roland Lushi
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7
www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, janar 2018
Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë botuese “ADA”

Të gjithë librat e shtëpisë botuese “ADA” mund t’i gjeni në Bibliotekën Kombëtare Tiranë

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Jasimi, Fatma Mban në duar ëndrrën time :
poezi / Fatma Jasimi.
– Tiranë : Ada, 2018
80 f. ; 13.5×20 cm.
ISBN 978-9928-244-73-4
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

Bota është e gjitha një ndërtim pa leje,
Mos më pyeti mua ndokush kur e ndërtoi?
Mbase nuk doja të jetoja mes zhdrejtësirave,
Mbase…unë doja një tjetër botë..!

VAJZA QË FLET ME LETRAT

Sapo mbarova së lexuari këtë buqetë poetike të një vajze 16-vjeçare, e cila ka përgatitur dhe i sjell lexuesit librin e saj të parë me poezi. Më kujtohet, dikur vajzat e ndojtura në moshën e saj e shkruanin dhe e fshihnin poezinë, më të rrallë gjenin kurajon t’ja jepnin ato mësuesit të letërsisë, i cili i vinte në këndin e letrarit të ri.

Fatma Jasimi
Ndërsa kjo vajzë nga bregdeti, me emrin FATMA JASIMI, nuk është e ndrojtur. Ajo është ende në atë moshë që e merr gjithçka si lojë. Luan me valët e kaltra të detit aq blu të Vlorës, luan lodra me poezinë, flet me letrat kur merr lapsin e ulet të shkruajë.
Dhe zemra derdh këngët e saj vashërore, ashtu të brishta e delikate, por të sinqerta me pastërtinë e kristalit. Vargu i saj është herë i brishtë e i dridhshëm e herë fiton një forcë të befasishme, që shkon tej moshës së saj.
Fatma i kërkon e i gjen motivet kudo përreth saj. Ajo është në atë moshë, që e gjen poezinë tek lulja e tek vala, tek shiu e tek bora, tek yjet e tek hëna, ka atë romantizmin spontan të moshës, që tërhiqet pas larushisë shumëngjyrëshe të jetës e të objekteve. Por syri dhe mendja e saj nuk rrinë pa u ndalur edhe në ato probleme që paraqet jeta dhe bota e sotme e koklavitur. Dhe poetja e njomë shkruan me njëfarë revolte të brendshme:

Bota është e gjitha një ndërtim pa leje,
mos më pyeti mua ndokush kur e ndërtoi?
Mbase nuk doja të jetoja mes zhdrejtësirave,
mbase…unë doja një tjetër botë…

Në këtë rast ajo nuk ka në duar një lodër dhuratë, që të shprehë në heshtje rezervën e saj se mbase donte një lodër tjetër. Jo ajo, si qytetare e re e kësaj bote ndodhet përpara të ardhmes së saj, që i paraqqet shumë të panjohura, ndodhet para një realiteti para të cilit është e pafuqishme ta ndryshojë, ndaj me një metaforë të bukur rebele e quan atë ndërtim pa leje.

Por poetja nuk ndalet në këtë konstatim, ka dëshirën ta ndërrojë këtë botë, ta bëjë ashtu siç do ta donte atë. E duke mos ditur se si, në një poezi tjetër thërret në ndihmë botën e përrallave:

Sot më duhet zana e Hirushes,
kam nevojë për shkopin magjik,
më duhet pakëz botë përralle,
t’ia fal kësaj bote ku jam tani.

E tek ec rrugëve të kësaj bote ajo fillon e sheh tej luleve të parkut edhe trotuarin ku lypësi i vogël zgjat duart për lëmoshë. Dhe adoleshentja e vogël, që nuk ka çfarë t’i dhurojë, e mbështjell me një përqafim, për t’i falur pak ngrohtësi. E edhe këtu metafora e saj del spontane nga një zemër me gjak të kulluar, me një dashuri aq të pafajshme:
Ngrihem t’i jap një përqafim,
e njerëzit vërdallë na shohin çuditshëm,
thjesht shohin se kemi dy ngjyra të ndryshme,
sepse nuk na i kanë parë ngjyrat e zemrës.

Poetja ndalet edhe përpara një realiteti tjetër të sotëm të Shqipërisë. Kronikat, lajmet e gazetave, varfëria e lëndojnë zemrën e saj të njomë. Ajo ulet të shkruajë për Shqipërinë, duke e konsideruar si nënë:

Mos ju duket e lirë nëna Shqipëri ?!
Po liri ka kur ka demokraci more,
kërkojn’ njerëzit të bëhen të pasur ,
duke vjedhur nënën time të varfër.

Është befasuese të lexosh vargje të tilla me mesazh aq të fortë nga një 16-vjeçare. Por kjo edhe të gëzon, sepse ajo nuk është indiferente dhe vetëm ëndërrimtare. Por ka edhe kurajon të bëjë zgjedhjen, atë zgjedhje që mbase nuk do ta donte si shumë të tjerë, por që jeta ia ofron si alternativë:

Zgjodha të iki detit me dallgë,
t’i dhuroj mungesën, kujt s’më vlerësoi praninë,
bota jonë nuk është gënjeshtare,
ajo nuk ka faj se mban njerëz pa shpirt!

Kjo tufë poetike e një 16-vjeçareje përmban një pjekuri befasuese dhe premtuese njëkohësisht, premton për një poete të re drejt afirmimit në plejadat e poetëve më të mirë. Mirëseerdhe, Fatma.

 

Ndue Lazri
gazetar, Bolonjë, Itali

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s