MOS MË SHIKO NGA DUART (Dhuratë për Shën Valentinin) / Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

MOS MË SHIKO NGA DUART
(Dhuratë për Shën Valentinin)

Mos më shiko nga duart,
nuk të kam sjell lule si dikur.
Në këtë Shën Valentin të ftohtë,
të dua më shumë se kurrë!

Jam menduar gjatë këto ditë,
për një dhuratë vërtet të çmuar.
Pashë më parë të gjitha poezitë,
ato që zjarri yt m’i ka shkruar.

Dhe përsëri nuk gjeta atë që doja,
më duken të varfra, më duken pak.
Për ty, dhe gjithë yjet do i rrëzoja,
për ty, do dergjesha i tëri në flakë.

Nuk do shkrumbohem e bëhem hi,
se zjarri yt është engjëllor.
Më çmend aq bukur me dashuri,
Shën Valentin kemi gjithmonë.

Mos më shiko nga duart këtë herë,
e mira ime, e vetmja ëndërr.
Ti ma bëre këtë jetë pranverë,
lule për ty kam vetëm zemrën.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s