Poezi nge Seti Pezaku Vladi

Poezi nge Seti Pezaku Vladi

 

ZËRI I HESHTJES

Në buzë të kopshtit tim
shpirti i stinës dremit rreth meje,
hijet e pemëve si statuja legjendash
mbyllin dyert ngadalë.

Një yll
rrëshqet nga duart e erërave,
kris heshtjen e bie
në pellgun e magjisë së vjeshtës.

Shkarkesa ngjyrash kaluan
nga sytë e qershisë
në gjoksin tim,
si një rrymë vibruese që ther në deje.

Kori i gjetheve
rrëzohet nga krahët e pemëve e,
nis të qaj.

… Ishte frymëmarrja ime
e shpirtit tënd të fshehur,
që në timin tretej…

Era me dhimbje
m’nanurit varkën e mallit,
përkund pikëllimin e qiellit
për yllin që vdiq në horizont.

Përsëri me heshtje plumbi
tres misterin e vetmisë
që vrapon nëpër dhimbje,
muzgut që më shoqëron.

 

PRITJA

Më prite?!
U pengova me hijen time…,
rash në vijëzën e fatit
fshehur
në poret e muzgut që ngadalë
u rrëmbeu folenë hijeve.

Sa gjatë më prite…!

Nën dritën e zbetë të një hëne të ngujuar,
nëpër trill të erës që vibronte
nbi kurriz të natës,
me zërin e dhimbjes që s’jehoi gjëkundi,
mbështjell me heshtjen e marr peng
që hënën e shqeu në copëza,
u ktheve ëndërrgrisur
me lëvoret e shpresës
varur në sqep pëllumbi.

 

ZJARR TRËNDAFILASH

Të pres në shtëpinë e hënës
të thurim ëndrrën me sy yjesh shkruar,
me petale puthjesh të çelim ylberet,
të gdhendim pranverën e bekuar.

Afërdita ka hap portat e Olimpit…,
n’zjarre trënfafilash t’ngrohemi gjith’ shend,
e kush ra në prehërin e saj e s’këndoi
himnin e dashuris’,t’përjetshmin monument!

@seti pezaku vladi
14/02/2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s