Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
 
 
NË DITËN E SHËN VALENTINIT
 
Më mrekullon kjo ditë e bukur
Prej rrezesh vjen imazhi yt
nuk mundem ndjenjën ta mbaj strukur
të puth, të puth, sa për një vit.
 
Nga aroma jote më dehet truri
përbrenda meje mbjell pranverë
nuk di ç’mallkim a bekim më zuri
që me të nuk ngopem asnjëherë.
 
Mimozat i çelën gjithë stolitë
vetëm për ty edhe për mua
ndaj i kam këngë gjithë dashuritë
ndaj nuk kam frikë kur them: Të dua.
 
 
 
LOJË DASHURIE
 
Mos më hidh vështrim të turbulluar,
kur gotën me verë në duar mban,
dhe pse sot pa shkak të jam zemëruar
me padurim pres natën, të të kem pranë.
 
Mos më ledhato, se sot jam e trishtuar,
buzët, po m’i puthe, do t’i fshij, ta dish,
ti, mësomi nazet, kur jam e lënduar
afrohu e puthmë, siç duhet, dyfish..
 
Dhe nëse më sheh që jam e menduar
dhe e heshtur duart lëviz mbi tastierë,
ti mos më fol, për ty jam duke shkruar,
ne dimë të duhemi dhe pse grindur ndonjëherë
 
 
 
MBRËMJE DIMRI
 
Te dy rrijmë pranë oxhakut,
në ajer dridhet pak mëri
-Verë edhe ndonjë dru,- më thua
është natë e ftohtë, fryn veri…
 
Afrohem ve dy dru prej dushku,
fjala për dreq në buzë na ka ngrirë,
Ndërsa digjen drutë në heshtje,
ti me një gote vere më fton për të pirë.
 
Njej faqet më skuqen si prushi,
më ngjyrosen buzët me puthje qershie…
përziejmë nektar mjalti e mushti
ngrohemi në zjarr dashurie…
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s