NGA POEZIA MODERNE GREKE : JORGOS KARAJANNIS (Shkëputur nga vëllimi poetik “Të dua në një trandafil”) / Shqipëroi: PETRO ÇERKEZI

NGA POEZIA MODERNE GREKE : JORGOS KARAJANNIS

Jorgos Karajannis e ka prejardhjen nga Larisa, por jeton në Selanik. Studioi për pedagogji dhe u thellua në literaturë në nivel pasuniversitar. Punoi në Arsimin Fillor si mësues, si drejtus i kulturës artistike të Selanikut, drejtor shkollash, shef dhe zëvendës drejtor i arsimit. Paralelisht u mor me pikturë dhe me teatrin e fëmijëve. Kohët e fundit, është i angazhuar kryesisht në letërsi.
Vëllimi i tij i parë poetik u botua në vitin 2015 nga shtëpia botuese To Kentri, në Selanik, me titull “Një anije me ëndërra”. Ne vitin 2017 ka botuar edhe dy vëllime te tjera poetike “Ngjyra e jetes sime” dhe “Te dua ne nje trandafil”.
Poezitë e tij përfshihen në revista të ndryshme letrare dhe në antologji poetike.

 

PUTHJA E PARË E PRANVERËS

Dikur kur ti do të kthehesh
i lodhur nga festa,
aroma jote do të ketë humbur,
sepse nuk e pranove pranverën,
që hyri një moment nga dritarja
dhe dëshironte të të përqafonte, të të joshte,
një puthje të të rrëmbente dhe të lulëzonte
mbi buzët e tua.

Dhe qysh atëhere, ke mbetur shkretë,
në tokë të thatë endesh,
Mbyll sytë dhe lutesh,
I dorëzuar në pluhur.

Veç nuk ka shpëtim…
Me kujtime ngarkuar, nuk shkon askund.
Rëndësi ka të shpëjnë ndjenja të reja,
të thellohet shikimin yt në çdo stinë,
anijet e tua mos lundrojnë në të njëjtën linjë,
të shkrihen në thellësi të horizontit,
të ndrojnë shpesh orientim,
ta rrahin dallgët ndryshe gjithsesi.

Po, atje, në buzë të steresë, do të kujtosh vetëm një puthje,
puthjen e parë të pranverës,
sepse kaloi për një minutë ekuinoksin.
E dëshironte marrëzisht atë minutë,
ta ngacmojë thellë dhe të jetojë sa më gjatë
nën diellin e lumturisë.

 

DO TË HYJ THELLË NË DALLGËN TËNDE

Do të hyj thellë në dallgën tënde
të të lehtësoj dejet e duarve,
kur më përqafojnë,
të bëhen më të buta,
ashtu si prek për herë të parë butësisht faqet
e librit tend të parë erotik,
që të brente ankthi i fshehtë
sa do të të stimulojë,
të ndjesh pulsin e dashurisë
edhe pse ndoshta imagjinar,
para se mishin tënd të nxirë
ta ledhatojë çarçafi i palarë i pasionit,
e të dalësh nga shinat në drejtim të shfrenuar,
derisa të shuhet hëna
prej agimit magjepsës
mbi buzët e tua mjaltë,
që harruan të shtërngohen prej dhimbjes,
sepse mësuan me pak praktikë
të heshtin vetëm.
Ai është çasti që më pëlqen kaq shumë
dhe shkrihem në të.

Shkëputur nga vëllimi poetik “Të dua në një trandafil”

 

Shqipëroi: PETRO ÇERKEZI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s