Poezi nga Artan B. Gjozi

Poezi nga Artan B. Gjozi
 
 
Gjithmon bashkë ati im
 
-Një rrugë të largët duhet të nisë;
më tha babai im dikur……!
-Mbi faqe, një lot u rrokullisë,
në trup u ftoha u bëra gur.
 
-Kur të kesh nevojë për mua
shiko veten në pasqyrë !
Mos thuaj vdiq dhe u harrua
se të dhashë jetë e shëmbëlltyrë.
 
-Ti folëm birë unë të dëgjoj,
vrullin e shpirtit s’ma ndal një gur,
malli i jep shpirtit forcë e gojë
dhe bashkë do të jemi porsi dikur.
 
Copyright- © -Artan B. Gjozi
21-12-2016
 
 
 
Emrin NËNË e bekoi zoti
 
Nga mall’ i zemrës së zhuritur
rrodhi vesa mëngjesore
me një buzëqeshje dhe lot të kripur
për ty nënë bëj përmendore.
 
Kush na i puthte sytë ngadalë
kur derdhëm lotin ton të parë ?
Shqiptuam NËNË të parën fjalë
kur kemi qeshur edhe qarë.
 
Zjarri i dashurisë fërfëllon
edhe ngrihet gjer tek dielli
Fjalën nënë kush e harron
pastë mallkim çdo lot qielli.
 
Kur syri i lodhur mu përgjumë
ndër shkëndijat e një ylli
– dashuria jote më përkundë
dhe bie mbi mua si gjethe pylli.
 
Në atë vajtim të lënduar
që thuri e shkuara fëmijri,
zërin e dashur s’ta kam harruar
dhe as buzët që puthën sytë e mi.
 
Me afshin e jetës magjiplote
fjalën nënë në qiell s’kalisë
Zëri – Sytë – Dora jote
jan proverbë i perëndisë.
 
Mbi flokët e thinjur, nëna ime
nëse një ditë do të hedhë zhgënjim,
– në të falsha brengë a dhimbje
vdeksha si dielli në perëndim.
 
E shndërroj në lule çdo re të bardhë
dhe e vadis me pika loti
se nëpër shekuj gjithë me radhë
Emrin NËNË e bekoi zoti…….
.
Copyright- © – Artan B. Gjozi
08-03-2010
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s