Cikël me poezi lirike nga Përparim Hysi

Cikël me poezi lirike nga Përparim Hysi
 
 
Vështrimi i syve të tu
 
Vështrimi i syve të tu:si një librë i hapur
Ku unë di mirë të”lexoj”
Shoh mendimin tënd të “pashfaqur”
Që më thotë:-Të dëshiroj!
 
Mendimet e pathëna janë si”fantazma”
Fantazmat nuk duhet lënë t’na sundojnë
Unë tani jam me flokë të bardha
“Fantazmat” as më trëmbin dhe as dikojnë.
 
Fantazmat na çojnë në hulli të panjohura
Nga ato sikur stresohemi më kot
Vështrimi i syve,vjen nga “vise të njohura”
Dhe më mbushin me shpresa plot.
 
 
 
Përjetim
 
Fytyra e bardhë,e butë si kremi
Buzët? Mjaltë i ngrohtë ,”kripur” me kanellë
Si mos më kap mua shendi,
Ky shend gazmor që aq më këndellë?!
 
Më duket si pak me”hile” bëka dhe ZOTI,
Kur shoh që ty të ka bërë jashtëserie
Unë veç në do isha plotësisht idioti
Që mos bie peng i kësaj bukurie.
 
Trupi i brishtë, po sa i zhdërvjelltë
Shpërthimi gazmor dhe, po aq, buçitës
Sa me sy të shoh,më pushtojnë dreqtë
Që të mbrojë nga”syri i lig”,bëhem “rrufepritës”.
 
Dhe ç’them,s’është as stisje dhe as sajim
Por një përjetim i mbushur me mbresa
Ia vlen; ia vlen të shkruash për këtë përjetim
Ndodhur,vitetutje,kur më shkonte “lincenca”.
 
 
 
Sikur…
 
Sikur… ja:u hap dera!
Befas,brenda hyre ti
Epo ti do jesh, moj ERA
Askush tjetër; s’ka se si?
 
S’ka se si që të mëdyshem
Dhe ç’ka them,nuk është trillim
Dyfytyrësh hiç nuk hiqem
Ti, ballsam, për shpirtin tim.
 
E vërtetë që s’e luan topi
Të vërtetën s’e bëj hasha
Është bekim nga vet ZOTI
S’kemi më pse të vëmë “maska”.
 
 
 
Kur…
 
Kur ha buza për një buzë
Shkelet syri për një sy
Gjaku valë që djeg si shpuzë
Çfarë të them që vallahi…
 
Ajo vetull, ulet-ngrihet
Dhe më bën mua isharet
Seç më thotë?Epo tani dihet
Më thërret të bëj”kiamet”
 
Po fustani, lënë zbërthyer
Gjiri varur si bostan
Në jam engjëll,dreq jam kthyer
Tek ai gji të vdes,moj xhan!
 
Zë e”pi” se dua të dehem
Më zë “pija”,dorë me një
Pasi”dehem”,edhe”shkrehem”
Pa më thoni:- Ç’doja më?!!!
 
 
 
Ç’më shkruan një mike mua!!!
 
Më shkruan një mike mua
Dhe më quan”Poet rebel!”
E di,- më shkruan,- nga ti ç’dua
Ca vargje që plagën të më”terë”
 
Mikja,siç duket, është e trishtuar
Dhe mua zë e më bën apel
Ca vargje,enkas, prë të shkruar
Që të dalë nga trishtimi i thellë.
 
Dhe unë i shkrova ca vargje
Ca vargje që ia vranë trishtimin
Mandej,pak nga pak,plot një”magje”
Dhe ajo fitoi gëzimin.
 
Më shkroi,sërishmi,se tani ndihej mirë
(Tani nga rebel, më quajti”Poeti i dashurisë”)
Mirë ndihesh ti,po mua më griu”kollë mirë”
Khu-khu, më mbyti…(ta kem prej poezisë?!!!)
 
Tiranë, 3 tetor 2018
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s