Poezi nga Adriatik Jaçe

Poezi nga Adriatik Jaçe

 

Dualizëm

Abeli ishte djalë i zoti!
Kaini ishte veç një horr!
Të dy i kishte krijuar zoti
Çfar njëri kishte…,
tjetri e kërkonte me zor…

Ehhh…
Vendosa të mos shkruaj sot.
Nga mu pleksën këta bashkë?!
Më i miri në këtë botë,
e më i keqi që vrau vëllanë.
Pse kaq rrëmujë bota që në fillim?
I miri me të keqin bashkë.
A mos vallë Zoti qysh në krijim,
na gatoi kështu për një qëllim?
Në dorë e kishte
Mund të na krijonte perfektë.
Pse jo, pa asnjë të metë.
S’ kishte pse me ne kot të lodhej
S’ kishte pse të na barktiste
njëri – tjetrin të bënim copë e thërrime…

Por ja që kështu e vendosi.
dhe e ka vendosur jo pa qëllim,
kësaj bote të madhe, të pafund.
Si kujdestar i ngjiti një qënie, që e quajti njerëzim.
Ne vazhdojmë, fundin t’ ja nxjerim….
të pangopur në zullum!
Gjithë kohën e njëjta përplasje
e keqja me të mirën, si në fillim…
A thoni: do ndalim ndonjëherë?
A thoni: pangopshmëria do ketë një fund?
Apo kështu do vazhdojmë
… deri sa Zoti të na bëjë shkrumb?!!

 

Sot, natën pata shok

Në shtrat, po sillem rotull kot
kuvertat cop i bëra
një araret më ka zënë sot,
më griu tërë qenia.
Ëndrrat, në kokë më janë bërë lëmsh
s’ di se nga t’ ia nis…,
sa shuaj dritën, mbyll një sy
në shtrat sërish lëviz.
E çohem, dritën e hap prapë…
eci nëpër natë.
Zogu i natës cicërin…
e unë ndihem thatë.
Ndez një cigar, si shok besnik,
me ëndje zë e thith
por sa mbaroi të njëjtën shije
në goj më lë ky mik.
E shtrihem prapë më i vendosur
që gjumi të më zërë,
Por jo, krevati s’ është me mua,
të fle nuk do më lerë.
Të marr ty bllok mbi tavolinë
mbi ty po zhgaravis
Kjo natë, më duket si fantazmë,
sa nuk ulërij.
E ngrihem dritën shuaj prapë,
se natë paska boll,
por jo për sot, s’ qënka e thënë…
që gjumin të takoj!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s