Poezi nga Mimoza Çobo

Poezi nga Mimoza Çobo

 

BEKUAR AJO STINË

Bekuar qoftë prilli,kur u njohëm bashkë,
bekuar gjithë stinët,që do vijnë më pas,
për ty jam vesa,që shuaj kongjij të zjarrtë,
shkëndijë dashurie,që shpirtin ringjall.

Se pranverën gjej, ku çel një bisk i artë,
pjalm lule blete, mbledh me ligjëratë.
Ëmbëlsi burrërore,gjej te puthja e gjatë,
kur të pashë mes prillit,gjeta shpirtin binjak.

Se ti,më bënë grua,zonjë më bënë në çast,
shpirtin ma vesh vello e ndihem rehat,
me gonxhen e prillit ,tre qiej më ngjit lart,
venave rrjedh flaka e pishtarit të zjarrtë.

Pas çdo puhize derdh, pak lotë argjend,
një vel shkëlqimi mbi fytyrë zë vend,
lodhjen e ditës përcjell lehtë me këngë,
kur qeshim ne të dy,prilli cel lule në cdo kënd.

Me mua s’ka punë vjeshta,që stuhi sjell pas,
as dimri i egër,që qelizën thanë në palcë,
as vera e thatë,që mollëzën zhurit për fllad,
veç gonxhja e prillit, më njomëzon e ringjall.

Çdo rreze behari miklon, me sy të flaktë,
me to spërkat shpirtin,çel zambak në gjak.
Për ty dashuria,s’është thjeshtë një frazë,
ritmin ndjek,të prekësh fundin,plot gaz.

Bekuar qoftë stina,kur u njohëm bashkë,
bekuar gjithë pranverat,që do vijnë më pas,
për njëri-tjetrin jemi ëngjëj në këtë parajsë,
unë zgjoj gonxhen prill ,ti dimrin ndjek larg.

(ME RASTIN E 30-VJETORIT TË MARTESËS)

 

PERËNDI E SHPIRTIT, DUA TË JEM!

Gjëmo Zeus i Dodonës,gjëmo si asnjëherë,
digj e shkreto këtë mbretëri skëterrë,
rrufeja flakëruese mbi djajtë le të bjerë,
zgjoje shqiponjën, që sytë t’ua kërrejë!

Oh,Afërditë,kërkomë tek tretem në ferr,
stilizuar mes valëve si ty,dua të jem,
kërkomë Afërditë tek fikem, yll në terr,
e mira Afërditë,vetëm mos më ler!…

Vazon prej qeramike,ku përzihet verë,
e mbusha me lotët që ranë mbi krater,
Dionisi dhimbjen,perëndive t’ua rrëfejë,
të zgjohet Hera të më veshi me erë!

Gjëmoni virgjëresha,gjëmoni si asnjëherë,
klithmat rrëqethëse,kor vajtues të jenë,
këtu,në Nymfe’,ku zjarri rri ndezur përherë,
perëndi e shpirtit,për ju,dua të jem!

 

LOTËT PËSHPËRITËS TË FEMRËS

Një klithmë shuplaku natën në ikje,
kur hëna tretej kobshëm nën ujë,
kur yjet vajtonin strehëve në fikje,
kur dita lindte duke qarë me kujë…

Nën piskamën therëse të dhimbjeve,
ajo shkujdesur zvarritet nëpër bar,
sydënesur nën hijen e mjegullimeve,
derdh lotë pëshpëritës që të kallin në varr.

Se tek fundoset ferrit,porsi një anije,
me vela të shqyera përmbi dallgë,
baticat çnjerëzore i përplasen ndër ije,
gonxhja e jetës rënkon e loton mbi valë.

E pikëlluar gërvish puthjet nga buza,
nëpër natë kërkon virgjërinë e humbur,
të mjerën vajzëri,që e vranë ca cuba,
ëndrrat që kushedi ku rrinë strukur…

Klithma e saj tronditi natën në ikje,
e hëna dridhmuar mbi gjoks iu ul,
yjet mes rrahjesh të humbura në fikje,
vajtuan mbi ballin e ditës, me kujë.

Dhe Afërdita,si nëna e mblodhi me dritë,
lëndinave ia vuri shpirtin e trishtë,
atë shpirt rënkues,që përkundin perënditë,
që ende çel lule ëndrrimtare në gji…

©copyright reserved Mimoza Çobo

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s