Poezi nga Mark Simoni

Poezi nga Mark Simoni

 

NDARJA ME TY

Ti mbete përtej hirit të ndarjes,
Ashtu siç mbeti poshtë llavës së Santorinos
Qytetrimi minoik.

Tashti kujtimet,
Si arkeologe të çuditshme,
(Me gishtrinjtë e tyre delikatë)
Gërmojnë në hapsirën e ditënetëve tona,
Duke nxjerrë nga andej, me kujdes
Copra bisedash,
copra dashurishë,
copra puthjesh,
Tashmë
Krejt të pluhurosura.

(Nga libri im i parë”Bujtinë e çmendur” 1990)

 

SA HABI

E ëma ia vari fëmijës çelësin në qafë, e puthi,
Dhe pastaj i tha,
Të mos shkonte tek shatërvani e të lagej,
Të mos luante në komodinën e ilaçeve të gjyshes,
Se përndryshe,
Përndryshe ….
Do ta hante lepuri.

Vërtetë unë dikur kisha udhëtuar me Gishton e Hirushen nëpër përralla,
Me Borëbardhën, me vajzat që u ka humbur këpuca në pyll,
Me Këmbëkashtën,
E pas na ndiqte ujku, dhelpra, kuçedra,
(Ulërima e tyre na ngjethnin misht),
Madje pata shkuar dhe më tej, në Olimpin e largët,
Kroni atje hante bijtë e tij, Empuza frikësonte njerëzit,
Llambia gëlltiste fëmijët nëpër natë,
Po lepurin, lepurin,
Asnjëherë të na vinte pas, të na frikësonte
Kurrë nuk e pashë.

Dhe vetëm atëherë kur njoha një frikacak të paaftë,
Një servil të vogël, me shpirt mjeran,
Qe fliste pas shpine
për ata që nuk i donte shefi.
E kuptova gjithë trishtim
Se mund të vinte njw ditë
Që fëmijën
Vërtetë mund t’a hante edhe lepuri.

(Shkëputur nga libri im i parë me poezi “Bujtinë e çmendur”, botuar para 30 vitesh)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s