Poezi nga Sarë Gjergji

Poezi nga Sarë Gjergji

 

SALVA NOS DOMINE PERIMUS

Sipas legjendës
urithi gjallëron nën tokë
e nëse del nga zgavra dhe sheh hijen e vet
errësira nxihet edhe më

ti kur zë e numëron gjymtyrët e trupit
sheh sa shumë syresh të mungojnë

dhe legjenda vazhdon
lëkurën e trupit ta rrjepën
ushtri merimangash
plisin copë e grimë ta bënë
sa herë ke mohuar
ëndrrën për Urën e Dritës

i mjerë Atdheu
zvarrë i tërheq ato pak gjymtyrë që i kanë mbetur
si relikte të një kohe të shkuar
i shpërfytyruar deri në palcë
drejt varrit ecën…

Salva nos domine perimus!

 

***

…dhe kështu kaluan orë,
orët u bënë muaj,
e muajt sa vinin e shtoheshin
bashkë me mallin për lule-shegën
e Ginkgo biloba-n e Gëtes
thotë legjenda dhe vazhdon:
… atëherë, trupi i tha Shpirtit,
Shpirtit, që e mëkonte më shumë se vetveten:
“A kaq i padenjë u bëra për Ty?!”
Shpirti,
nuk di kush në ra në mendime,
po zë s’bëri.
Trupi, pa të çarat e qiellit;
me fytyrë përdhe ra…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s