Poezi nga Seli Murati

Poezi nga Seli Murati

 

Përtej kujtimesh

Nëse malli të sjell lot në sy
ndrydhe kujtimin,
mos lundro në dallgë trishtimi
pa parë thellë me ata sy,
se si dashuria, si anije fati
mbi dallgët e oqeanit
veson mbi plagët e shpirtit.

Mallit t’i përgjërohemi
dhembshurisht, porsi shiu
të derdhet qetas mbi vargun tim.

Atëherë, asnjë rigë shiu
s’do i tejflak harqet e ylberit,
përtej reve do të ngrihen rrahje zemrash
buzëqeshja do të jetë më e ngrohtë,
vetmia s’do të ketë shteg drejt nesh,
shtrëngata e djeshme do ketë ikur.

 

Bëhu e imja

Kur dielli perëndon unë nis e ikë
Si një erë e lehtë futem të prek në shpirt
I pres mëngjeset me rrezet zjarr 
Mbledh lulet mbushë shpirtin me ngjyra
Më vlon në thellësi një ndjenjë si vullkan
Në netët pa gjumë strukem si zogu i vetmuar
Me se ta fshi një lot që vjen deri në buzë
Më djeg e më lëndon edhe timen muzë

I lutem
Bëhu imi, më duaj përgjithmonë
të shoh buzëqeshjen tënde të ëmbël
je thesari im,
dashuria ime që rrjedhë si valë lumi
si rrezja e diellit më dritë sytë
digjem për ty më përvëlon malli
syri jot i bukur frymën mu ma ndali.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s