TEK ATI YNI NË LEZHË / Poezi nga Sabit Rrustemi

Poezi nga Sabit Rrustemi

 

TEK ATI YNI NË LEZHË

O At i Madh
që shndrit shtatë palë qiell
për ta lumturuar këtë tokë

Para Teje jam
gatitu
si dje
si sot
si nesër

Përmes shpirtit tim
bekimin tënd kërkoj
atë bekim dëshiroj

Bekomë o At
për Dheun e Arbrit
gjakun tonë
një punë të mirë
ta bëj dhe unë

O Ati ynë
Ti më dëgjon
edhe kur heshti
edhe kur flas

Bekomë bekomë bekomë

Me bekimin tënd o At
po nisem e s’do të ndalem
deri në frymën e mbramë
për t’ia çelur udhën këtij gjaku
Le të rrjedhë ku deshe Ti

Ku deshe Ti
rrjedh
O At
me emrin e për emrin Tënd
nëpër dejtë e trupit arbëror

O udhërrëfyes
o bekues
i secilës Epokë

dhe të hapit që bëj
të frymës që thithi orë e çast

Ti
At i mbrojtjes
i paqes e i lirisë

Përjetësisht të falem
për atë që na dhe
Nën Dhe e mbi Dhe.

*Poezia Fituese e Çmimit II Letrar  në  “Takimet e dom Mikelit” në Stubëll.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s