Poezi nga Tefta Sala

Poezi nga Tefta Sala
 
 
***
 
Është vonë !..dhe koha i mbylli dritaret e pritjes.
Një endacak që endej rrugëve të saj me një çantë
të grisur, nuk u duk më.
Si duket këmbët e tij të vuajtuara ,nuk iu përgjigjën
dëshirës për të ecur pa uniformë.
Është vonë…e përtej rrëfimit që dita i bëri natës
një çift, mace e maçok, u puthën aq fort
sa menduan që këtë lidhje të beftë ta mbajnë
sa më gjatë ,që tua tregojnë pasardhësve tyre,
si një ndodhi që më nuk do ndodhë.
Është vonë, e mallet nuk kanë më emra.
Sepse aktorët e saj gjithnjë i përjetojnë si kot ,e më pas i harrojnë.
Është vonë,..e dy të dashuruar u ndanë sërish për t’u takuar…në shekullin që pason.
E historia e tyre u vulos nga dy duart e padukshme
të kohës.
Është vonë..e nata i ra mbi sy kohës…për t’a vënë
në gjumë pa ia treguar orën e vendndodhjen.
 
Tefta Sala…ora 22 : 50…3.10.2018
 
 
***
 
Ti ndalesh gjithnjë tek unë.
Pa pasur kurrë asnjë qëllim.
Sepse qëllimet kur vjen tek unë.
Bëhen prekje përvëlim.
 
Ti vjen gjithnjë tek unë.
Edhe atëherë kur unë sedi.
Më thua ngadalë më pas në vesh.
Sonte do dashurohemi deri në agim.
 
E unë nuk nisem për askund.
Të pres ty që të më vish.
Pas një vere tepër të nxehtë.
Është vjeshta jonë që na bën dy.
 
Tefta Sala…ora 15 : 50…3.10.2018
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s