Poezi nga Johann Wolfgang Von Goethe

Poezi nga Johann Wolfgang Von Goethe
 
 
Natë e bukur
 
La kasollen e vetmuar
Miken që më ndjen në gji
Bredh çaplehtë dhe i menduar
Nëpër pyll e shkretëti
Hëna shket mbi lis e plepa
Fryn zefiri që më deh
Dhe baloshet ulin lehtë
Degë e fletë gjer përdhe!
 
Ç’më gëzon ky fresk, kjo verë
Dhe kjo natë plot magji!
Gaz si ky mjaft rrallë herë
Më vërshoi brenda në gji!
Natë e bukur si perrallë
Po një mijë si këtë
Mbaj, qiell, veç të më falë
Vasha ime, vetëm një!
 
 
 
Të zgjedhurës
 
Dora dorën, buza buzën,
Vajzë e dashur, mbamë besë!
Lamtumirë! Ndaj shkëmbinjve
Dashurori shkon me shpresë,
Po në prektë pas fortunës
Skelën qe shikon ndër sy,
Perenditë e ndëshkofshin,
Në shijoftë gjë pa ty.
 
Kush guxon, po ka fituar,
Gjysma do te thotë fundi!
Yjet unë i kam si diell,
Vec frikaci s’sheh gjëkundi.
Sikur t’isha pranë teje,
Do të ndieja shqetësim;
Po kjo largësi e madhe
Vec për ty më jep guxim.
 
E kam gjetur dhe luginën,
Ku së bashku do shtegtojmë;
Lumëthin ne mbrëmëherë,
Se si shket do ta shikojmë.
Këta plepa mbi livadhe.
Këta lisa në blerim!
Ah! pas tyre do të gjenim
Një kasolle për shtrehim.
 
 
 
DOGMATISTI
 
Mua nuk më përmbajnë dot
dyshimi dhe kritika;
diçka do jetë djalli, se –
se ndryshe djaj s’do kishte.
 
 
 
IDEALISTI
 
Sot fantazia m’i sundon
në kokë trutë e mia;
po qe se unë bota jam,
vërtet sot jam i çmendur.
 
 
 
REALISTI
 
Të jesh vërtet, është mynxyrë;
kjo po nis të më dhembë
dhe për të parën herë sot
s’po qëndroj dot në këmbë.
 
 
 
SUPERNATURALISTI
 
Kënaqem q’erdha sot këtu,
dhe me këta gëzohem,
se, duke parë që ka djaj
besoj që ka dhe shpirtra.
 
 
 
SKEPTIKU
 
Pas flakës ecin për thesar
pas porosisë së djallit;
po kam dyshim e nuk besoj,
ja lë në dorë fallit.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s