CILIN LOT TË QAJ MË PARË… / Poezi nga Iliriana Sulkuqi

Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 

CILIN LOT TË QAJ MË PARË

( mos ma shani Lotin tim,
lereni të rrëfehet si rënkim…)

Cilin nga Lotët të qaj më parë –
atë të Ikjes apo të Kthimit…?
Atë të vjeshtës mot – mot më parë
si vijëz fati nga dita e lindjes…?

Cilin prej lotëve ta pres ndër duar-
atë që kripi gjer në rënie qerpikë,
apo pikëlotin që dimri ma ngriu
dhe në prag gjumë, edhe ndaj të gdhirë…?

Cilin prej tyre pikuar nga maj – i
duhet prej shpirti ta pres si një princ…?
Cili është muza, cili vetëvrasja,
cili prej tyre më qan n’errësirë…?

Cili nga lotët rrëshqet përbi faqe
ku udha le vragë e vraga le dhimbje…
Cili prej Lotëve mbi buzë drithërohet:
– Please, per favore, pranomë gjer në ikje…
….
( Oh, se ç’më gjeti, me Lotët e mi,
m’rrëmbyen një “status” stinë e pa stinë…
Asnjë, për bè, s’pranon për ta qarë,
se qarë i paskam një jetë të tërë…).

Brooklyn, NY, 4 tetor, 2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s