Poezi nga Rovena Shuteriqi

Poezi nga Rovena Shuteriqi

 

***

Nën thundrat e çakejve,
pre e braktisur, ti!
Mundohen të të copëtojnë,
por ti, tregon trimëri!
Lufton e paepur,
le të kushtojë dhe jetën,
nuk dorëzohesh lehtë,
krenarinë, ke emër.
Dashurinë tënde për jetë,
gjithkush ta ka zili.
Çakejtë me dhëmbët e skërmitur
Vërdallosen porsi minjtë!
Gëzohen,kur toka përshkojnë,
si Don Kishoti me mullinjtë e erës,
nuk dinë, që majë kreshta malesh,
shqiponjat, ruajnë foletë sypatrembur!

 

***

Burimi pikonte e shtrydhej në vetvete.
Qëndronte i braktisur në mes shkretëtire.
Priste dy buzë të trëndafilta ta preknin.
Profecinë e Kasandrës,mes shekujsh, rendur.

 

***

Digjen buzët, akoma digjen!
Digjen nga etja,
të lagen nga malli i zhuritur.
Drithërohen në ethe,
plasaritur.
Dhëmbët i kafshojnë
nga dhimbje e sfilitur!

 

***

Më troket në ndjenja, pa pushim.
Sikur do të më zgjojë nga hipnozë e gjatë.
S’di nëse thirrja e tij, është e çiltër
Duhet ta besoj, apo të hesht dhe pak?
Nëse i them po, kam frikë ta dua!
Se mos ndoshta më ikën, s’e shoh më.
Dhe unë, si e zënë në faj do vuaj,
do tretem në vaj nga dënesë e gjatë,
Nëse i them jo, do e humb përgjithmonë,
do mërzitet, do shkojë, e kokën, s’do kthejë pas,
dhe unë e vetme rrugës do pres,
mos ndoshta pendohet, e të jemi  prapë bashkë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s