KINEMATOGRAFIA DHE LUFTA / Nga: Besim Ugzmajli

KINEMATOGRAFIA DHE LUFTA

 

Nga: Besim Ugzmajli

Kinematografia si fjalë e përbërë nga tri fjalë të veçanta kyçe, ka kuptimin e përshkrimit të imazheve në lëvizje, duke krijuar kështu për syrin tonë një lëvizje të besueshme imazhesh. Kur flasim për kinematografinë dhe filmin në përgjithësi në Kosovë, sigurisht këtë veprimtari sikurse çdo veprimtari tjetër mund ta ndajmë në dy etapa kyçe, para dhe pas luftës. Prerja kohore që shkakton lufta në secilin segment të jetës, nga ato socio-ekonomike, pastaj në aspektet socio-politike, gjithashtu kjo prerje ka qenë jashtëzakonisht e theksuar edhe në film.

Kur flasim për filmin në përgjithësi, ne para së gjithash, flasim për artin e shtatë, dhe ky art është një analizë dhe pastaj një sintezë shumë eksplicite brenda harmonisë estetike të të gjitha arteve të tjera para-kinematografike. Për t’i dhënë kuptim përshfaqjes kinematografike të filmit pas luftës 1998-1999 në Kosovë, ne patjetër duhet të përmendim, qoftë edhe shkarazi, zhvillimin kinematografik para luftës

Krahas arteve tjera, edhe kinematografia në Kosovë, para vitit 1998, e sidomos në përgjithësi në vitet e 90-ta,  zhvillohej brenda një semantike dhe simbolike tejet të koduar, si variant I shpëtimit nga pushteti serb. Pra, filmi ishte i mbushur me simbolikë dhe dykuptimësi, jo si mënyrë e rrëfimit autorial, por si një vetcenzurë për t’i shpëtuar burgut shumëvjeçar. Disa nga autorët Kosovar, nuk kishin mundur t’i shpëtonit regjimit serb, pavarësisht shprehjes së tyre përmes filmit me semantikë dhe simbolikë të thellë. Thënë shkurt, filmi sikurse artet tjera,  në atë kohë, analizohej sikurse ëndrrat te Pallati i Ëndrrave te Kadare, pastaj autorët burgoseshin ose përjashtoheshin nga krijimi.

Pas vitit 1999, pra me çlirimin e Kosovës, pak a shumë të gjithë autorët e filmit, që persekutoheshin para luftës, pësuan një transformim të madh në përshfaqjen e ideve të tyre, estetike dhe kinematografike, përmes filmit. Akumulimi shumëvjeçar, dhe ngjarja e luftës, ishin si katalizator të ideve të tyre. Represioni i gjatë, në syrin e një kineasti u regjistrua si një torturë konstante, represion barbar dhe mohim lirie në përgjithësi. Lufta pat efektin e një apokalipsi, një vrasje e qenies njerëzore, para asaj kombëtare-shqiptare, ndërsa liria përkatësisht çlirimi i Kosovës u konsiderua një katarsis, një momentum zbrazjeje e madhe që manifestohej drejtpërdrejtë edhe në krijimin e tyre.

Ndër filmat e parë pas filmit ” Vjeshta e trëndafilave”  ishte edhe filmi “Anatema” nga Agim Sopi Tek ky film, kemi një rrëfim përmes fotografisë, i cili konsiston në të gjitha llojet  krimeve që serbët kanë kryer në Kosovë, duke u koncentruar në fatin e një gruaje që bënë gjithçka për të ruajtur foshnjën e saj të porsalindur. Duke kapërcyer vrasjen e përdhunimin, gruaja shqiptare bënë gjithçka që të ruaj fëmijën e saj. Pra analizuar nga semantika, semiologjia e hermeneutika plasimit artisti në formatin kinematografik, këtu kemi të bëjmë me instinktin e ruajtjes së llojit human në përgjithësi, por, edhe sakrificës për liri dhe për ardhmërinë e fëmijëve shqiptar.

Sigurisht që mundësia që kerijoj liria tek artistët për të mos u vëtëcenzuaruar më, kineastët ishin shumë eksplicit dhe të drejtpërdrejtë në rrëfimet e tyre, shpeshherë gjerat ne filmat e tyre thuhen dyfish, dhe imponoheshin audiencës. Filmi ‘Kukumi’ flet për një këndvështrim tjetër  të përjetimit të lirisë. Në këtë film Isa Qosja çlirimin si moment dhe nevoje fundamentale për humanoidin, e paraqet përmes të çmendurish. Ky film i rrëfyer nga një këndvështrim tjetër, i koncentruar në individ me probleme të mëdha mendore, luftën dhe çlirimin e përshfaq nga një dimension shumë specifik, dhe si i tillë tregon pasojën e luftës dhe përfundimin e saj si impakt absolut ne secilin njeri, pavarësisht gjendjes së tij mendore, filozofike a socio-ekonomike.

Krahas filmave të autorëve me përvojë, edhe filmat e studentëve të filmit, në një numër të konsiderueshëm ishin të lidhur më temën e luftës. Disa nga filmat e studentëve ishin jashtëzakonisht interesant, dhe me të drejtë prezantonin në shumë vende të botës. Më vonë kemi filmin e Luan Kryeziut, “Heroi”. Ky film shkoqit shumë shkurt pjesën e luftës, për t’i dhënë një kohë të konsiderueshme pasojave të saj. Heroi, pra një ish-ushtar që ka shpëtuar fshatin e tij nga masakra, përballet me sfida të tmerrshme pas luftës. Naiviteti se heroizmi i tij dhe i vullnetit të tij do t’i shërbej si mundësi mirëqenieje, has në një kaso të plotë institucional. Heroi që ishte dikur, nuk arrin të sigurojë as kafshatën e gojës pas luftës. Ai nga nevojat e domosdoshme në familje, detyrohet edhe një herë të vesh uniformën e ushtrisë, tanimë jo për të luftuar, por për të siguruar kafshatën e gojës. Te ky film, shohim luftën jo vetëm si ngjarje apokaliptike, por si pasojë shpeshherë e papërballueshme për qytetarin e ndershëm. Përderisa në këtë rrëfim kemi glorifikimin me të drejtë të ushtarit të UCK-se, gjithashtu kemi edhe pasojat që lë lufta, dhe hapësirën që shfrytëzojnë njerëzit që luftën e kanë përjetuar nga distanca.

Krahas filmave të tjerë po kaq të vlefshëm, mund të përmendim këtu edhe filmin “Agnus DEI”. Ky film zhvillohet nga këndvështrimi serb kryesisht, nga traditat e tyre përvetësuese të gjithë asaj se ku ata shkelin, deri tek përvetësimi urrejtjes, përtej atësisë e amësisë. Pra në këtë film sfidohet dashuria dhe Zoti, sfidohet qenia njerëzore në përgjithësi, por edhe pasojat e këtyre sfidave që tejkalojnë njeriun. Ky film, i shkruar mbi lajtmotivin e Edipit, tregon me saktësi qasjen e regjimit serb që ka pasur ndaj shqiptarëve. Pra ata në raport me shqiptarët, kanë njohur vetëm urrejtjen patologjike, e cila urrejtje ka qëndruar si kurorë mbi gjithçka tjetër.

Filmi kosovar i pasluftës, përveç rikujtimit vizuel të luftës dhe krimeve, ka pasur edhe një efekt të natyrshëm propagandistik. Dihet mirëfilli roli i filmit si propagandë, këtu mund të përmendim në veçanti Luftën e Dytë Botërore, dhe konkretisht investimin e madh që është bërë për të paraqitur krimet e gjermanëve ndaj popullit hebre. Meqë ne sot jetojmë në epokën e imazhit, me siguri të plotë mund të them, se kinematografia kosovare, në shumë raste ka arritur që botës t’i tregoj për atë se çfarë ka ndodhur në luftë, për krimet serbe dhe për pasojat e këtyre krimeve. Dhe meqë jetojmë në ketë kohë imazhi, dhe derisa filmi është sintezë e gjitha arteve të tjera, atëherë lirisht mund të themi se nuk ka mënyrë më të mirë për të rrëfyer se sa rrëfimi me fotografi.

Me mijëra festivale botërore kanë shfaqur filmat e Kosovës me tema lufte dhe kjo nënkupton se miliona shikues kanë mundur të shohin historinë tonë te re, dhe luftën si prerje me pasoja të mëdha që i ka ndodhë Kosovës.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s