Poezi nga Prend Ndoja
PAS ROBËRIS “E LIRË”
Erdha për ty qe të shohë
Erdha që të perqafoi ty pjesa e ime
Erdha me tër zjarrin e dashuris qe kam për ty
Erdha të theme qe s’mund te jetojë pa ty.
Erdha të mbushë zbraztiren e viteve të humbura
Erdha qe të puthë shlirshem nën rrezen e qetë te mëngjesit
Erdha që ëndërres së viteve të i jap më shum jetë
Erdha nga së largu të ndihem mir kur takohen dy pjesë.
Erdha,por deshta që te shoh ndryshe
Per ty sotë dashurija dhe dhimbja lodroin quditrisht
Njollat e shekujve në trupin tënd perseriten
Të kan vesh ndryshe me një zhgun të brishtë.
Atje diku në këmbsoren e udhtimit tënd
Ata i zun priten ëndërres qe sa kishte marrë jetë
E gjymtuan në pa besi, prë të i mbuluar te bëmet.
Sot ne heshtim turpshem,kur ata i mbuloin këmbet.
Prapë po largohem për atje lart ku kam ngritur folenë.
Nga ku bota shiqohet si në pëllemb të dores
E ty mbretëresha e ime gjdo dit te godasin pa meshir
Shum vite e dalur nga roberija, por sotë nuk je e lirë.