Poezi nga Zhaneta Barxhaj
***
Ti po vjen në funeralin tim
po..po erdhe…
Me përtesën e mëngjesit
të një dite tjetër për ty.
Për mua jo..
Imja qe e djeshmja kufi telagjembsh.
Me lotin inercik
shkel timen banesë të fundit.
Tingujt e muzikës sime të preferuar
përshëndesin turrmën modeste të përcjelljes.
Ja gropa po prêt,
shtyhem, ngjishem, rëndohem
nën pllakat e rënda të çimentosjes.
Po pse gjithë kjo ngarkesë dreqi !!?
Nuk kam ndërmend të dal më !!
Ja…
hedhin dhe të rreshtuar si milingonat
me gëzimin që janë gjallë.
Jo…
nuk hedhin një grusht dhe
se nuk mund të ndosin duart
e kremosura për rastin,
po me majat e gishtave
mezi cikin ca thërime të vockla,
ti hedhin gjithë mëshirë dhe ikën…
i përcolla… u ula dhe shoh përreth,
tashmë do jenë duke përplasur
lugët, pirunjtë, pjatat,
si të lamaksur
po më hanë drekët !!
Po, po mi hanë
sigurisht,
në shenjë nderimi…!!!